Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndalet njësia B2 e termocentralit Kosova B

Njoftim i KEK:

KEK sh.a. njofton se pas një periudhe disa mujore të prodhimit shumë stabil, në një situatë emergjente, që ka ardhur si pasojë e problemeve teknike, sot në mëngjes më 27 tetor 2013, njësia gjeneruese B2, e Termocentralit Kosova B, është ndalur.

Për këtë ndalje, në pajtim me praktikat standarde të veprimit, që zbatohen në raste të tilla, KEK-u ka informuar KEDS-in, menjëherë, posa është hetuar problemi dhe para se të ndalet njësia B2.

Që nga mesnata, ekipet e Termocentralit Kosova B, janë të mobilizuara për ta identifikuar dhe sanuar këtë problem. Për kohën e saktë të kthimit në punë të kësaj njësie publiku do të informohet nesër në mëngjes.

Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për mirëkuptim të gjithë palët e ndërlidhura që mund të jenë të afektuar.

Njoftim i KEDS:

Për shkak të problemeve të prodhimit të energjisë elektrike në njësitë gjeneruese në KEK përkatësisht, të bllokut B2 në termocentralin Kosova B, gjatë ditës së djeshme (27 tetor 2013) nuk ka qenë i mundur furnizimi i rregullt me energji elektrike. KEDS është në përpjekje të vazhdueshme për të siguruar import të mjaftueshëm për të mbuluar kërkesat e konsumatorëve për energji elektrike në territorin e Republikës së Kosovës.

Nga KEK jemi lajmëruar për problemet me njësitë gjeneruese të Dielen (27 tetor 2013) me ç’ rast kemi filluar me aktivizimin e kontratave emergjente të importit, proces ky që kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg për importim dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor.

KEDS vazhdon përpjekjet për realizim të importit deri në ditët kur problemet në këto njësi të rregullohen. Nga KEK jemi lajmëruar që kjo njësi gjeneruese në termocentralin Kosova B (njësia B2) do të ri-fillojë prodhimin e energjisë elektrike deri në fund të kësaj jave.

Qëllim i KEDS është që qytetarët të kenë vazhdueshëm energji të mjaftueshme elektrike. Jemi të vetëdijshëm për problemet e vazhdueshme në prodhim të energjisë elektrike sidoqoftë, në rast të daljeve të paplanifikuara nga puna të njësive prodhuese është i pamundur realizimi i furnizimit me energji elektrike në afat të shkurtë kohor andaj kërkojmë ndjesë për mungesë të energjisë elektrike gjatë ditës së djeshme (27 Tetor 2013) me shpresë që të tillat do të zvogëlohen dhe / ose shuhen fare.

energjia.al 27.10.2013