Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Java e Diellit

Shoqata Together for Life, Qendra EDEN, Ecovolis dhe Rrjeti ECIM organizojnë në datat 23 – 25 Tetor, (pranë Galerisë së Arteve, ora 10:00 – 17:00) Panairin e Energjive të Rinovueshme. Gjatë ditës së parë të panairit u vu re një interes i konsiderueshëm i qytetarëve për të marrë informacion, në lidhje me paisjet efiçente dhe atyre që funksionojnë nëpërmjet energjive të rinovueshme. Në panair u ekspozuan panelet diellore, panelet fotovoltaike dhe u paraqitën shembuj të aplikimit të energjive të rinovueshme, nëpërmjet fotove. Gjithashtu u paraqitën postera, për të ndërgjegjësuar vendimmarrësit dhe publikun mbi dëmet që shkakton ndërtimi i hidrocentraleve në mjediset e Parqeve Kombëtare Shebenikë-Jabllanicë, Lurë etj. Në një stendë më vete u ekspozuan fletëpalosje në lidhje me kreditë qe ka dhënë banka ProCredit, për të stimuluar përdorimin e energjive të rinovueshme. Ky aktivitet tërhoqi dhe vëmendjen e mediave të cilat filmuan aktivitetin dhe morrën intervista.

Një ndër produktet më interesante të firmës Elettrotek ishte paneli diellor me tuba me vakum, i cili ndryshe nga panelet e zakonshme diellore e ngroh ujin edhe në prani të reve, mjafton të ketë dritë.

Përfaqësuesi i firmës italiane Elettrotek, Ridson Ndokaj informoi të pranishmit se për të plotësuar nevojat e një familjeje për 300-400 kv/h energji në muaj, nevojiten 12 panele fotovoltaike, të cilat së bashku me kostot e pajisjeve ndihmëse dhe të baterive kushtojnë 10100 euro. Firma Elettrotek dhe A.E.E janë ndër të paktat firma në Shqipëri që shesin panele fotovoltaike. Institucionet financiare që ofrojnë kredi posaçërisht për energjitë e rinovueshme janë Banka ProCredit, Banka Credins, Fondacioni Besa dhe NOA.

Ekolevizja, 24.10.2013