Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brazil, ankandi për naftën, vetëm 1 ofertë

Të drejtat për të eksploruar zonën më të madhe naftëmbajtëse në Brazil e ka fituar në një ankand konsorciumi i udhëhequr nga “Petrobras”, kompania shtetërore braziliane, e mbështetur nga “Total”, “Shell” dhe 2 firma kineze.

Grupi në fjalë bëri ofertën e vetme në ankand, duke ofruar fitimet minimale nga produktiviteti i tepërt. Hoteli buzë detit në Rio de Janeiro, ku u zhvillua ankandi, u ruajt nga 1100 forca të personelit të sigurisë.

Më herët, punonjësit e naftës grevistë kanë kundërshtuar konkursin dhe janë përleshur me policinë. 11 kompani shprehën interesin për zonën naftëmbajtëse “Libra”, por spanjollja “Repsol” u tërhoq nga gara të hënën, duke lënë 5 fituesit, si të vetmit që mund të prezantonin një ofertë të vlefshme.

Kompanitë shtetërore kineze, “CNPC” dhe “CNOOC”, ofruan nga 10% secila, ndërsa gjiganti francez i naftës “Total” e anglo-holandezja “Shell” ofruan nga 20% secila.

Pavarësisht mungesës së ofertave të tjera, ministri i Minierave dhe Energjisë, Edison Lobao, u tha reporterëve se ai ishte “jo pak i frustruar” nga fakti që konkursi u fitua nga oferta më e ulët e mundshme.

Presidentja e “Agjencisë Kombëtare Petroleum” të qeverisë, Magda Chambriard, e konsideroi ankandin si një “sukses absolut”. “Është e vështirë të imagjinosh një rezultat më të suksesshëm se ky. Këto kompani janë mes 10 më të vlerësuarat në botë në industrinë e energjitikës”, tha ajo.

“Petrobras” bleu edhe 10% aksione më shumë nga 30% i lejuar sipas rregullave të ankandit. Konsorciumi siguroi të drejtat e eksplorimit të “Libra”-s, që përllogaritet të nxjerrë 8-12 miliardë fuçi të rezervave të naftës së rikuperueshme, për 35 vitet e ardhshme.

top Channel, 22.10.2013