Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabiliteti i garantuar i gazjellësit TAP

Sot, çdo gazsjellës i ri ndryshon tregjet dhe gjeopolitikën e rajoneve. Pak muaj më parë, vendimi përfundimtar i marrë nga konsorciumi Shah Deniz befasoi shumë njerëz. Rivaliteti për atë se cila linjë do të transportojë gazin azer në Evropë, “thuajse” ka mbaruar. Ndonëse Nabuko-West u mbështet fuqimisht nga SHBA dhe BE, Shah Deniz përzgjodhi TAP-in(Transadriatic Pipeline), i cili do të lidhet me gazsjellësin Transanatolian(TANAP) në kufirin turko-grek. Ky vendim e paralizoi totalisht projektin Nabuko-West. Dy nga aksionerët e Konsorciumit Shah Deniz-BP dhe Statoil- e mbështetën plotësisht TAP. Kjo sepse “nën marrëveshjet e nënshkruara me TAP, gjatë vitit 2012, aksionerët e konsorciumit Shah Deniz, BP, SOCAR dhe Total përfituan të drejtën e zotërimit të 50% të aksioneve të TAP-it, duke kontribuuar kështu në kostot e ndërtimit të TAP-it”. Aksionerët fillestarë të TAP-it ishin zviceranët e Axpo(42%), norvegjezët me Statoil(42.5%) dhe gjermanët e E.ON Ruhrgas me 15%. Në qershor 2013, belgët e Fluxys shprehën dëshirën për t’iu bashkuar konsorciumit TAP. Vizioni i TAP-it është të funksionalizojë fluksin jug-veri nga Italia në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Britani e Madhe. Gazi azer, përmes TAP-it mund të shkojë direkt në tregjet e Evropës Veriperëndimore. Duke ndjekur këto zhvillime, në 30 korrik, konsorciumi TAP deklaroi se “kompania shtetërore azere, SOCAR, British Petrolium-BP dhe francezi Total-të gjithë prodhues të gazit në Shah Deniz-hynë në konsorcium. SOCAR dhe BP morën në zotërim secila nga 20% të aksioneve dhe Total 10%. Aderuesi më i ri, Fluxys përfitoi 16%. Pra aksionerët e TAP-it aktualisht janë SOCAR, BP dhe Statoil me nga 20% secili, Fluxys me 16%, Total me 10% E.ON 9% dhe Axpo me 5%. Shumë vëzhgues deklarojnë se Rusia është aktori i parë që do të jetë i lumtur për këtë vendim, sepse Evropa Qendrore dhe ajo Lindore, Veriu i Italisë dhe Gjermania Jugore janë në shënjestër të projektit kryesor rus, South Stream. Në mënyrë që të sfidonte Nabukon, Rusia vendosi të ndërtonte South Stream, i cili do të sjellë gazin natyror në Evropën Jugore dhe Qendrore përmes një gazsjellësi që kalon në Detin e Zi. Në këtë kuptim, Azerbajxhani mori një vendim shumë strategjik në mënyrë që të mbante marrëdhëniet me Rusinë të balancuara, ndërkohë që nuk injoronte BE-në. Përzgjedhja e TAP-it ishte veprim me përfitime diplomatike nga ana e Azerbajxhanit në drejtim të Rusisë. Duke zgjedhur TAP-in, konsorciumi Shah Deniz në pamje të jashtme shmangu konfrontimin me tregjet e Gazpromit në Evropën Lindore…Sipas Zaur Shiriyev(kryeredaktor i gazetës Caucasus International) “ndërsa Gazporm planifikon të ndërtojë linjë South Stream në mënyrë që të dëmtojë tregtinë dhe fuqinë gjeopolitike të rrugëve të tjera alternative të transitit për në Europë, TAP, aktualisht nuk rivalizon për të njëjtat tregje, çka edhe kontribuon në stabilitetin e këtij projekti të fundit”.

Ilgar Gurbanov – Gazeta Panorama, 17.10.2013