Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Perspektiva e qymyrit po erresohet

Ekonomia, shqetësimi për ndotjen dhe konkurrenca nga energjitë e pastra po nxisin dalëngadalë vendet në gjithë botën që ti largohen qymyrit, i cili mundësoi revolucionin industrial.

SHBA këtë vit do të djegë 943 milion ton qymyr, aq sa dogji në vitin 1993. Tani SHBA është duke aprovuar rregulla mbi ndotjen të cilat pothuajse ndalojnë ndërtimin e termocentraleve të reja të qymyrit. Kurse Kina, e cila djeg 4 miliard tonë qymyr në vit-aq sa djeg e gjithë pjesa tjetër e botës-po merr masa për të ndaluar rritjen e shpejtë të konsumit të qymyrit dhe mendohet se po i afrohet pikut të qymyrit. .

Majkëll Parker, një analist tregu në Bernstein Research, e quan kthesën në Kinë si “fillimi i fundit të qymyrit”. Vërtet përdorimi i qymyrit në botë do të rritet në vitet në vijim-dhe qymyri do të mbetet një burim i rëndësishëm energjie për dekadat në vijim-, por qymyri së shpejti pritet të fillojë një rënie të gjatë.

Qymyri ka qenë burimi kryesor për prodhimin e energjisë për një shekull sepse është i lirë, i bollshëm dhe i lehtë për tu transportuar dhe magazinuar. Por emeton një sërë gazrash ndotës, blozë dhe dyfishin e gazrave serrë në krahasim me konkurrentin e tij fosil, gazin natyror. Tani, me shtimin e prodhimit të gazit natyror në gjithë botën termocentralet po përdorin më shumë gazin për prodhimin e energjisë.

Ekonomitë e mëdha, në rritje të Kinës dhe Indisë po ndërtojnë më shumë impiante bërthamore dhe HEC-e. Burimet e pastra të energjisë si era dhe dielli, megjithëse janë ende një pjesë e vogël e totalit të energjisë së prodhuar, po rriten me shpejtësi dhe po prodhohen më lirë. Shtimi i efiçencës po pakëson kërkesën botërore për elektricitet.

Në SHBA prodhimi i qymyrit pritet të bjerë në minimumin e këtij 20 vjeçari, në 1 miliard ton këtë vit. Muajin e kaluar qeveria e SHBA-së mbajti një tender për dhënien me konçesion të shfrytëzimit të një toke të pasur me qymyr në Uajoming dhe nuk pati asnjë ofertues.

Rregullat e reja mbi termocentralet do të mund të respektohen prej këtyre vetëm nëse zbatojnë teknologji të sekuestrimit të karbonit, çka do të ishte përtej mundëisve financiare të termocentraleve sipas analistëve-edhe nëse këto teknologji do të ishin hedhur sot në treg.

Industria e qymyrit dhe analistët e kanë ditur prej kohësh se rregullat mbi ndotjen dhe konkurrenca nga gazi natyror do të vështirësonin tregun e qymyrit në SHBA. Por ata parashikonin se rritja e kërkesës për qymyr në Azi, sidomos Kinë, do të kompensonin këtë pakësim.

Tani raportet parashikojnë një pik të konsumit të qymyrit në Kinë përpara vitit 2020.

Rita Strakosha

Ekolevizja , 17.10.2013