Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbardhen disa vendime të bordit të ERE-s

VENDIM Nr. 96, datë 13.9.2013 

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË SHQYRTIMIT TË APLIKIMIT TË SHOQËRISË “BARDHGJANA” SHPK PËR KUALIFIKIMIN E IMPIANTIT PRODHUES PËR HEC “BISAK”, SI BURIM I RINOVUESHËM ENERGJIE

Në mbështetje të neneve 8 pika 2 germa “ll”, 9 dhe 39 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, nenit 18 pika 1 germa “d” të “Rregullave të praktikës dhe procedurave të ERE-s”, të miratuara me vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 21, datë 18.3.2009, dhe neneve 7 dhe 8 të “Rregullave dhe procedurave të certifikimit të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme”, të miratuara me vendimin e Bordit të
Komisionerëve nr. 9, datë 21.2.2007, Bordi i Komisionerëve, në mbledhjen e tij të datës 13.9.2013, pasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “Bardhgjana” sh.p.k. për kualifikimin e impiantit prodhues për hec “Bisak”, si burim i rinovueshëm energjie, konstatoi se:

Aplikimi i paraqitur nga shoqëria “Bardhgjana” sh.p.k. është konform “Rregullave dhe procedurave të certifikimit të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme”, si më poshtë:

– Neni 7, pika 1, germat “a”, “b”, “c”, “d”
Përshkrimi i përgjithshëm i centralit
Ky dokumentacion është dhënë i saktë dhe i plotë.

– Neni 7, pika 2, germat “a”, “b“, “c”, “d”
Dokumentacioni vijues grafik, korografia, planimetria e përgjithshme, skema funksionale etj.
Ky dokumentacion është paraqitur në mënyrë korrekte.

– Neni 7 pika 3, germat “a”, “b”, “c”
Përshkrimi i centralit …
Ky dokumentacion është dhënë i saktë dhe i plotë.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i Komisionerëve të ERE-s
1. Të fillojë procedurat për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “Bardhgjana” sh.p.k, për kualifikimin e impiantit prodhues për hec “Bisak” si burim i rinovueshëm energjie.
2. Ngarkohet Drejtoria e Licencimit dhe Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin lidhur me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI NË DETYRË,  Shkëlqim Bozgo

VENDIM Nr. 100, datë 13.9.2013

MBI FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS SË SHOQËRIVE “HEC BISTRICA 1, BISTRICA 2” SHA, “HEC ULËZ SHKOPET” SHA, PËR TRANSFERIMIN E ASETEVE DHE TË LICENCAVE TË PRODHIMIT, TREGTIMIT DHE
FURNIZUESIT TË KUALIFIKUAR TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA KËTO SHOQËRI TE SHOQËRIA “KURUM INTERNATIONAL” SHA

Në mbështetje të nenit 9 dhe të nenit 20 pika 1, të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, nenit 17 pika 4 germat “a”, “b”, “c” të rregullores  “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë të pjesshëm dhe rinovimit të  licencave”, pikës 1.3 të licencës së aktivitetit të tregtimit dhe të furnizuesit të kualifikuar, Bordi i Komisionerëve të ERE-s në mbledhjen e datës 13.9.2013, pasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga
Drejtoria e Licencimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes se Konsumatorit,

VENDOSI:

1. Fillimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës së shoqërive “Hec Bistrica 1, Bistrica
2” sh.a., “Hec Ulëz Shkopet” sh.a., për transferimin e licencave të prodhimit, tregtimit dhe furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike nga këto shoqëri te shoqëria “Kurum International”  sh.a.
2. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit për njoftimin e shoqërisë “Kurum International” sh.a. për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI NË DETYRË,  Shkëlqim Bozgo

Energjia.al 12.10.2013