Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu global i gazit (LNG) do të ketë rritje të sigurtë

Aktualisht rreth një e treta e tregtisë globale të gazit i bie për pjesë gazit të lëngshëm natyror (LNG). Edhe pse në vitin 2011 ritmet e rritjes u ngadalësuan, ekspertët i parashikojnë një “të ardhme të ndritur” këtij tregu.

Në vitin 2015 do të vihen në punë disa ndërmarrje për prodhimin e LNG-së në Azi dhe Australi.

Furnizimet e gazit të lëngshëm për eksport do të fillojnë në Mozambik, Tanzani, Izrael. Rusisë zotëron tani pak më shumë se katër përqind të eksporteve botërore të GNL-së, por kjo shifër do të rritet në mënyrë të konsiderueshme pas disa vitesh.

Sipas parashikimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kapaciteti i prodhimit të LNG-së aty nga viti 2020 do të rritet deri në 580 milionë ton në vit.

Në të njëjtën kohë do të rritet edhe numri i eksportuesve të këtij produkti, kryesisht për llogari të kontributit të SHBA-së, vë në dukje Kreu i Qendrës për Studimin e Tregjeve Globale të Energjisë, Vjaçesllav Kullagin.

“Tani ne po flasim për eksportet e gazit nga Shtetet e Bashkuara. Problemi kryesor atje konsiston në marrjen e lejeve të eksportit, në radhë të parë në vendet me të cilat nuk ekziston asnjë marrëveshje për tregti të lirë.”

“Ndërsa pikërisht ato dhe janë objekt i interesimit më të gjallë nga ana e furnizuesve kryesorë të LNG-së. Është lëshuar vetëm një leje. Por tashmë që nga viti 2013 ka filluar lëshimi i lejeve të reja dhe tani Amerika është duke u përgatitur me të vërtetë për të filluar eksportimin e LNG-së. Aplikimet për projektet e lidhura me eksportin e gazit të lëngëzuar natyror janë dorëzuar për më shumë se 300 miliardë metra kub”.

“Një nga importueset më të mëdha të gazit të lëngshëm natyror në të ardhmen do të vazhdojë të mbetet Japonia”, mendon Kullagin:

“Tani ajo është konsumatorja më e madhe aziatike e GNL-së. Evropa mbetet në vendin e dytë, por një nga partneret më atraktive dhe më të afërta të Rusisë do të jetë, padyshim, Japonia. Megjithatë shumë do të varet nga vendimi i qeverisë për energjinë bërthamore.”

“Rusia në vitet e ardhshme planifikon të ndërtojë disa uzina për prodhimin e GNL-së për eksportimin e tij të mëtejshëm. Deri në vitin 2018 “Gazprom” planifikon të vërë në funksionim menjëherë dy kompani – në Krahinën e Primorskut dhe në Rajonin e Leningradit. Kapaciteti i projektit “Vladivostok-LNG” është parashikuar jo më pak se 15 milionë ton në vit. Një projekt tashmë është zbatuar”, tha analisti Mihaill Krutihin.

Tani për tani po operon vetëm një projekt në kuadrin e “Sahalin-2”. Atje veprojnë dy linja për prodhimin e 4.8 milionë ton gazi të lëngshëm natyror secila. Uzina është duke funksionuar në mënyrë mjaft të suksesshme, ajo ka marrë shumë porosi, konsumatorët që kanë lidhur me të kontrata afatgjata paguajnë mirë. Prandaj kjo kompani është duke lulëzuar.

Rusia deri në vitin 2030 mund të përfshijë një të pestën e tregut global të LNG-së. Por për arritjen e këtij qëllimi ne duhet të ofrojmë në vit të paktën 70 milionë ton gaz. Kjo është një detyrë tejet e vështirë që kërkon përpjekje të konsiderueshme. Sepse, sipas vlerësimeve të ekspertëve, kërkesa për LNG-së pritet të rritet, veçanërisht në Azi. Kështu që eksportuesit rusë kanë ndërmend të luftojnë me këmbëngulje për vendin e tyre në tregun global të LNG-së.

Agjensia e lajmeve “ekonomia”  12.10.2013