Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Mirëpresim kompanitë ruse për projekte energjetike

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Rusisë në Tiranë Z. Leonid G.Abramov.

Thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe specifikisht në energji e në industri ishte në qendër të diskutimit mes Z.Gjiknuri dhe Z.Abramov.

Ambasadori deklaroi se Shqipëria ka potenciale të mëdha në fushën e energjisë. Sipas tij, kompanitë ruse duhet të jenë të pranishme në Shqipëri ashtu sikurse edhe në vendet e tjera fqinje.

Duke theksuar faktin se Rusia është lider në fushën e energjisë, Z.Abramov nënvizoi se edhe Shqipëria ka rritur ndjeshëm potencialet.

Ministri Gjiknuri u shpreh se vendi ynë mirëpret kompanitë e huaja, përfshirë ato ruse për tu bërë pjesë e projekteve në energjetikë.

Z.Gjiknuri garantoi nga ana e tij se investitorët do të kenë procedura transparente dhe garë të ndershme për çdo projekt.

energjia.al, 11.10.2013