Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri dhe ambasadori Azerbajxhanit: Task Forcë për TAP-in

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti dje në një takim ambasadorin e Azerbajxhanit Z.Rahman Mustafayev.

Biseda mes z.Gjiknuri dhe Z.Mustafayev u përqëndrua kryesisht në çështjen e gazsjellësit TAP dhe ndikimit që ai pritet të ketë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Ministri Gjiknuri deklaroi se duhen parë me shumë përparësi investimet në kuadër të gazifikimit ndërsa kompanive vendase duhet t’u krijohet mundësia për t’u përfshirë në këtë fazë të projektit.

Z.Gjiknuri u angazhua për krijimin e një sektori të veçantë në ministri, me specialistë për çështjen e gazit, ashtu sikurse në nivel ndërministror do të funksionojë një Task Forcë për të shtyrë përpara projektin TAP.

Ambasadori Mustafayev vlerësoi se Shqipëria ka potenciale të mëdha për të tërhequr investitorët e huaj ndërsa projekti i gazsjellësit TAP do t’i sigurojë përfitim të madh ekonomik në këndvështrimin e gazifikimit dhe diversifikimit të burimeve energjetike.

Z.Mustafayev shprehu gatishmërinë për të ndihmuar palën shqiptare dhe veçanërisht në aspektin teknik e në trajnimin e specialistëve të fushës së gazit.

energjia.al, 08.10.2013