Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sqarimi i plote i Ada Petrol

Shoqëria Tregtare Shqiptaro –Turke “ Ada Petrol”, sqaron mediat dhe opinionin publik lidhur me “Mega Deklaraten” e pavertetë të  “Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave” me datë 03.10.2013.

E verteta e ligjshme është se:

Me datën 01.10.2013, nga sherbimet e rojes së kësaj Shoqërie është konstatuar shkatrrim të pronës në depozitat e kesaj Shoqërie.
Menjëherë janë njoftuar organet e policisë së Shtetit, të cilat kanë ardhe në vend ngjarje, duke marrë në pyetje dhe administruar të gjitha provat, lidhur me shkatrrimin e pasurisë së subjektit, duke vënë në dijeni edhe Degën e Doganës, të cilat me process – verbal kanë vertetuar që nafta nuk ka dalë nga depot.

Sqarojmë se nga ana e subjektit “Ada Petrol” është bërë kallëzim penal, për shkatrrim të pronës së Saj me dashje. Hetimet janë në proces, për këtë rast flagrant të ”shkatrrimit të pronës me dashje”.

Në asnjë rast nuk bëhet fjalë për “ Kontrabandë” sic pretendohet nga “ Drejtoria e Përgjithëshme e Doganava me deklarata të Tilla të pavërteta. Në këtë rast bëhet fjalë vetëm për dëmtim të subjektit në shuma të konsiderueshme.
Deklerata të tilla të pavërteta dhe disinformuese cënojnë rëndë imazhin e kësaj Shoqërie e cila me fakte është dëmtuar në mënyrë qëllimshme nga element keqëbërës.

Lidhur me këtë deklarat që sot, ne do ti drejtohemi organeve qyqësore.

energjia.al, 07.10.2013