Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, një javë pa energji

Një investim i pambyllur në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës ka lënë pa energji elektrike banorë dhe biznese të zonës. Që nga fillimi i javës ata nuk furnizohen me energji dhe kjo ka vështirësuar ndjeshëm jetesën dhe aktivitetin e tyre.

Gjatë verës në zonë u investua për shtrirjen e linjës 20 Kv dhe zëvendësimin e linjës ekzistuese 6 Kv, po nuk u arrit të lidhet rrjeti kryesor shpërndarës me godinat e shumta.

Banorët fajësojnë drejtpërdrejt administratorin e CEZ Shpërndarje Sahit Dollapi për këtë situatë, ndërsa janë të paqartë pse duhet të paguajnë para për vendosjen e transformatorëve të rinj për vënien në funksionim të linjës 20 Kv, ndërsa duhet të jetë kompania që ofron infrastrukturën shpërndarëse.

Pranë Zyrës për Klientin, por dhe ndërmarrjes elektrike askush nuk përgjigjet për këtë shqetësim, përveç faktit se është një urdhër i dhënë nga Tirana. Në këto kushte qytetarët nuk dinë ku të drejtohen për këtë situatë të pazakontë dhe kërkojnë kthimin e energjisë qofte dhe përmes linjës së mëparshme që është në funksionim, në mënyrë që të mos u mohohet një nga shërbimet bazë, të cilin e paguajnë rregullisht.

Top Channel, 03.10.2013