Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e pasigurtë për dimrin, kriza e rënia e prodhimit rikthejnë hijet e ndërprerjeve

Prodhimi i energjisë elektrike në vend ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të verës, ndërkohë që tenderi për blerjen e energjisë për vitin e ardhshëm, ende nuk dihet se kur do të realizohet.

Shkak për këtë ka qenë thatësira e tejzgjatur por edhe konsumi i lartë ditor. Sipas Korporatës elektroenergjitike, tashmë në vendin tonë prodhohet vetëm 12 milion kilovator energji elektrike dhe importohet rreth 6 milion kilovator. Ndërkohë që nevojat e vendit për konsum shkojnë në mbi 18 milion kilovator energji elektrike, por kjo shifër pritet të rritet gjatë muajve në vazhdim, si pasojë e ftohjes së kohës.

Ajo që e bën më problematike situatën, është fakti se kuotat në kaskadat e hidrocentraleve janë në nivele jo shumë të mira. Sipas të dhënave të KESH, Fierza që është një prej HECE-ve më të mëdha në vend është në nivelin e 280 metrave, ndërsa prurjet vetëm 58 m3 në second. Hidrocentrali i Komanit është në kuotën e 174 metrave, ndërsa Vau i Dejës është në nivelin e 73 metrave dhe është në punë me kapacitet të plotë. Ajo që vlerësohet është fakti se në krahasim me një muaj më parë niveli i ujit në HECE ka rënë me disa metra dhe pritet të vazhdoj që të bjerë.

Gjithsesi situatën energjitike në vend e bën të pasigurt edhe fakti i anullimit të tenderit për blerjen e energjisë elektrike për vitin 2014. Edhe pse kanë ngelur edhe tre muaj nga viti 2014, ende nuk dihet se kur do të zhvillohet tenderi i cili është anulluar prej Entit Rregullator të Energjisë Elektrike. Për 2014 parashikohetj blerja e 1.3 milionë megavat/orë energji për të gjithë vitin kalendarik.
Vitin e kaluar çmimi mesatar i importit të energjisë ishte rreth 68 euro për megavat. Me një llogaritje të thjeshtë, vlera e këtij tenderi arrin në rreth 90 milionë euro. Blerjen e enrgjisë për vitin e ardhshëm e rrezikon gjithashtu edhe kriza financiare që ka prekur buxhetin e shtetit. Gjithsesi ajo që duket më problematike është fakti se prurjet janë ngadalësuar ndjeshëm dhe nëse vjeshta nuk do të ketë reshje të bollshme atëherë prodhimi i energjisë në vend do të jetë edhe më i vogël.

Ora News, 29.09.2013