Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia dhe eksportet rrisin prodhimin industrial

Prodhimi industrial vijoi rritjen në tremujorin e dytë të vitit, i shtyrë nga ecuria pozitive në sektorin e energjisë elektrike dhe në industrinë nxjerrëse, ndërkohë që industria përpunuese pësoi rënie. Sipas të dhënave nga Instat, prodhimi total në degët e industrisë u rrit 58.2% me bazë vjetore, në ngadalësim të lehtë nga rritja 68.6% e tremujorit të mëparshëm. Përcaktuese ishte sasia e lartë e prodhimit të energjisë elektrike në vend, që për tremujorin e dytë u rrit 118% me bazë vjetore.

Industria përpunuese, sektori që ka peshën më të lartë veçanërisht në punësim, pësoi rënie me 2.8%, duke konfirmuar se ëhstë nëndega më e ndikuar nga kriza. Nëse energjia elektrike nuk e ka problemin e kërkesës dhe industria nxjerrëse nxitet nga kërkesa e jashtme për lëndë të para, industria përpunuese e vuan më shumë dobësimin e kërkesës së brendshme për shkak të krizës. Ecuria e ndryshme e nëdegëve të industrisë duket qartë edhe në ecurinë e treguesve të punësimit dhe pagave. Në industrinë nxjerërse Instat raporton rritje të punëismit me 22% dhe të pagave me 58%.

Në sektorin e energjisë elektrike dhe ujit punëismi në tremujorin e dytë është rritur me 20%, ndërsa pagat me afro 27%. Në industrinë pëprunuese të dy treguesit janë në rënie, përkatësisht punësimi me 0.1% dhe pagat me 1.1%. Në sektorët e tjerë ekonomikë, ëpr t’u përmendur një përmirësim në sektorin e ndërtimit. Xhiroja e këtij sektori është rritur me 24%, hera e parë kjo që nga viti 2011. Por, sërish treguesit e punësimi dhe pagave vijojnë të jenë negativë, përkatësisht me 3.1% dhe 7.3%.

TV Scan, 01.10.2013