Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama vendos të mos blejë energji, premton zhytjen e vendit në errësirë

Ardhja në pushtet e qeverisë së re “ngrin” tenderin për blerjen e energjisë elektrike për vitin 2014. Shtyrja pa një afat e këtij tenderi mund të ndikojë në rritjen e kostove, pasi nga nisja e procedurave deri në miratimin e kontratës nevojitet rreth një muaj.

Kjo mund të sjellë çmime më të rritura të energjisë elektrike. Vendimi është marrë nga kompania CEZ, e cila ka anuluar procedurat e tenderit për blerjen e energjisë.

Enti Rregullator i Energjisë, institucioni që çertifikon çdo vendimmarrje të kompanisë CEZ, ka dërguar një shkresë zyrtare në drejtim të CEZ-it, ku i kërkon pezullim të procedurave.

Kryetari në detyrë i Entit Rregullator të Energjisë, Shkëlqim Bozgo, ka deklaruar se kjo vendimmarrje duhet t’i përkasë qeverisë së re, e cila do të vendosë nëse këtë procedurë do ta kryejë kompania CEZ apo ministria e linjës.

Por këtë, qeveria e re nuk ka akoma një plan konkret, ndërsa nuk dihet akoma fati që do të ketë blerja e energjisë për vitin e ardhshëm. Fakti që kompania CEZ është në një administrim të përkohshëm shtetëror, bën që vendimmarrje të tilla me shuma të konsiderueshme të jenë përgjegjësi e kabinetit të ri.

Në bazë të ligjit, CEZ ka për detyrë që të sigurojë të gjithë sasinë e nevojshme të humbjeve, për të garantuar furnizimin me energji.
Këtë sasi, kompania mund ta blejë nga KESH-i ose në tregun ndërkombëtar.

Gazeta Rilindja Demokratike, 20.09.2013