Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si të shndërrohen mbeturinat në lëndë energjetike?

Mbeturinat nuk janë vetëm të tilla, por edhe lëndë e papërpunuar energjetike, është konkludimi i konferencës ndërkombëtare “Energjia dhe shfrytëzimi energjetik i mbeturinave në mjediset urbane” që sot u mbajt në Shkup dhe qëllimi i së cilës është që të mundësojë dukshmëri më të mirë për shfrytëzim energjetik-efikas të mbeturinës nga mjediset urbane përmes praktikave më të mira.

Konferenca është organizuar në kuadër të manifestimit “Java e energjetikës Maqedonia 2013” dhe është pjesë e aktiviteteve të projektit ndërkombëtar “RE-SEEties”, financuar nga EJL programi i BE-së.

Qëllimi i projektit është që të sigurojë konsum më të vogël të energjisë dhe kushte më të mira për jetesë në 12 qytet të EJL-së të cilat marrin pjesë në të. Projektin në Maqedoni në mënyrë partnere e implementojnë Qyteti i Shkupit dhe Shoqata MACEF-Qendra për efikasitet energjetik e Maqedonisë.

“Menaxhim efikas me mbeturina është prioritet i rëndësishëm dhe interes i republikës së Maqedonisë dhe i bashkësisë botërore në tërësi. Me qëllim që të tejkalohet gjendja e vazhdueshme dhe të vendoset sistem i qëndrueshëm për menaxhim me mbeturina, politika e përgjithshme nacionale veç është formuar. Kjo është bazë e mirë për investime me të cilat do të arrihet zvogëlim paralel i emisioneve të gazeve të qelqta dhe prodhim i energjisë së ripërtërishme të qëndrueshme”, theksoi Ademi në fjalimin e tij.

Ai theksoi se Maqedonisë ka sjellë politikë të përgjithshme dhe afatgjate për menaxhim me mbeturina.

“Shpresoj se programi i konferencës, si dhe tërë projekti, do të nxisë ndryshime në mënyrat e sjelljes së komunave në pjesën e menaxhimit me mbeturina dhe do të japë mundësi për zgjidhje inovative dhe mjete në lidhje të shfrytëzimit energjetik të mbeturinave komunale”, potencoi Ademi.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 11.09.2013