Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet, përmirësohet situata në hidrocentrale

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të situatës hidrike në hidrocentralet e lumit Drin. Sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, prodhimi i energjisë elektrike në 24 orë arrin në 11.8 milionë kilovatorë, ku peshën më të madhe po e mban hidrocentrali i Komanit me 4.3 milionë kilovatorë, Fierza me 3.7 milionë dhe më pas Vau i Dejës me 2.1 milionë kilovatorë.

Situata hidrike në këto hidrocentrale paraqitet si më poshtë, niveli në liqenin e Fierzës arrin në 282.1 metra dhe prurjet në 78 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit arrin në 174.27 metra dhe prurjet anësore në 34 metër kub ujë në sekondë, ndërsa niveli në liqenin e Vaut të Dejës arrin në 74.3 metra dhe prurjet anësore në 10 metër kub në sekondë.

Sipas sinoptikanëve, reshjet pritet të vazhdojnë gjatë këtyre ditëve duke ndikuar në rritjen e prodhimit të energjisë në vend. Aktualisht konsumi arrin në 18.8 milionë kilovatorë në 24 orë. Kompania CEZ Shpërndarje është duke importuar 6 milionë kilovatorë për mbulimin e humbjeve në rrjet ndërsa një milion të tjerë janë duke u importuar nga konsumatorë të kualifikuar.

TV Scan, 11.09.2013