Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kukës, vdes elektriçisti i CEZ

Kukës, vdes elektriçisti i CEZ Ka ndërruar jetë në një kabinë qendrore elekrike një elektriçist i kompanisë CEZ. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën paradite, në lagjen numër dy të qytetit të Kukësit, ku ka gjetur vdekjen shtetasi Ymer Sokoli.

Sipas të dhënave, gjatë punës 50-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike duke gjetur vdekjen. Sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes viktima ishte duke pastruar kabinën, në kohën që energjia ka qënë e ndërprerë.

Edhe pse i është dhënë ndihma e menjëhershme nga kolegët e tij, elektriçisti Sokoli, që prej vitesh ushtronte profesionin, nuk ka mundur të mbijetojë.

CEZ Shpërndarje ditëve të fundit në qytetin e Kukësit ka ndërmarrë një aksion për ndërprerjen e energjisë elektirike për të gjithë konsumatorët që janë debitorë ndaj kompanisë.

Top Channel, 07.09.2013