Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qytetarët dëmtojnë shtyllat elektrike të KEDS

Në Kosovë, kohëve të fundit është bërë praktikë që gjatë procesit të djegies së arave të digjen dhe të dëmtohen shtyllat e përçimit të energjisë elektrike, pronë e operatorit të vetëm të energjisë elektrike në Kosovë, Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

“Ka disa raste në Kosovë të djegies së shtyllave elektrike, që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit dhe si pasojë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike”, thonë zyrtarë të KEDS-it.

Më tutje, KEDS paralajmëron se për raste të tilla njoftohet shërbimi policor i Kosovës dhe janë qytetarët ata që duhet të mbulojnë shpenzimet e rregullimit dhe zëvendësimit të shtyllave elektrike. “Dëmtuesit duhet të paguajnë për dëmin e bërë dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë fatkeqësisht ata do të mbesin pa furnizim me energji elektrike”, shtojnë zyrtarë të KEDS.

Shpesh ndodh që rrjeti i distribuimit të energjisë elektrike të dëmtohet nga qytetarët aksidentalisht ose gjatë kryerjes së punëve të ndryshme e në këtë rast, edhe gjatë djegies së arrave. KEDS këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos dëmtojnë shtyllat elektrike apo cilëndo pajisje të rrjetit të distribuimit të energjisë elektrike.

“Na është dashur shumë pak kohë për të kuptuar gjendjen e shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë dhe kjo e fuqizojë përkushtimin tonë për përmirësim dhe për ngritje të cilësisë. Përkundër problemeve të paraqitura, jemi të përkushtuar në përmbushjen e premtimeve tona, e gjitha kjo me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike si dhe përmirësimit të jetës suaj. Do të sigurojmë me aq sa kemi fuqi që reduktimet të jenë minimale ose të shuhen përfundimisht dhe për këtë duhet besim, përkrahje dhe mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Kosovës. Për rastin në fjalë, lusim të gjithë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë dëme, pasojat e të cilave duhet t’i bartin vet ata”, theksojnë në letrën zyrtarë të KEDS-it.

Portali Telegrafi, 04.09.2013