Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja masive e karburantit

Tre dite me pare Drejtoria e Metrologjisë publikoi rezultatet e një kontrolli ne pikat e karburantit qe vjedhin klientët. Ishin 14 subjekte me 93 makineri qe mashtrojnë konsumatorët. Por ende sot, nga ky institucion nuk janë bere publike emrat e kompanive qe kane shkelur ligjin si dhe vendi ku ndodhen këto pika. Drejtoresha e metrologjisë Kozeta Mesiti e justifikoi mos publikimin e emrave me ligjin për inspektimin si dhe me ligjin për mbrojtjen e te dhënave personale. Pas denoncimeve mediatike, kryeministri Berisha urdhëroi hartimin e një akti normativ për te mos fshehur abuzuesit, por heshtja vazhdon. Ne fakt nuk behet fjale për shkelje administrative, siç e mendon kryeministri ne ikje dhe siç pretendon drejtoria e metrologjisë, por për vjedhje masive ne përmasa te mëdha e ne mënyre te vazhdueshme te qytetareve shqiptare. Autoritetet kane konfirmuar se mijëra shofere ne gjithë vendin janë vjedhur. Por ky krim është ndëshkuar vetëm me gjoba. Përmasat e vjedhjes se konsumatorëve mund te zbulohen vetëm nga një hetim i thelluar i prokurorisë. Vizion Plus pyeti zëdhënësin e prokurorisë se përgjithshme Albi Serani, i cili tha se çdo institucion shtetëror ka detyrim te denoncoje shkelësit. Deri me tani nga metrologjia nuk është bere asnjë denoncim. Por prokuroria konfirmon zyrtarisht se nëse nuk do te ketë një te tille, atëherë hetimet do te nisin kryesisht.

TV Vizion Plus, 29.08.2013