Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës në botë bien, në Ballkan ngrihen

Sipas portalit World Bulletin/News Desk, në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit çmimet e karburanteve janë të larta dhe deri diku baras me ato në vendet e pasura evropiane. Në korrik të këtij viti, rritja më e lartë e çmimeve të naftës në Ballkan është regjistruar në Mal të Zi: në këtë moment çmimi i gazoilit (diesel 95) është 1,29-1,38 euro.
Në Kroaci, çmimi i ri i një litër benzol pa plumb 95 oktan është 1.42, pa plumb 98 oktan është 1.46 dhe i naftës 1.33 euro. Në pjesën më të madhe të distributorëve të pakicës në Bosnjë- Hercegovinës çmimet e gazoilit u ngritën në muajin maj. Në Bosnjë benzoli pa plumb 95 oktan kushton 1,20, pa plumb 98 oktan 1,22 dhe gazoili 1,20 euro.
Çmimi i ri i një litër benzol pa plumb 95 oktan në Shqipëri arrin 1,29, 98 oktan 1,38 dhe gazoili 1,28 euro. Vetëm në Serbi çmimet ranë pak. Premium BMB 95 kushton 1,29 euro për litër, ndërsa nafta kushton 1,32 euro. Çmimet në SHBA dhe Evropë shkuan nën 107 dhe 110 dollarë për fuçi.

Gazeta Zeri, 22.08.2013