Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ merr leje për të importuar energji për periudhën gusht-dhjetor 2013; 26 milionë euro shpenzimet mujore

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi që Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), që i lejon “CEZ Shpërndarje” të kryejë procedurat për prokurimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve mbi baza mujore për periudhën gusht-dhjetor 2013.

Ky vendim u mor në mbështetje të pikës 4.8 të Modelit të Tregut, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe duke marrë parasysh që .

– OSSH-ja është përgjegjëse për importin e energjisë elektrike për të mbuluar të gjitha humbjet në sistemin e shpërndarjes;

– Se statusi i administrimit të përcaktuar në nenin 18 pika 4 germa “c” të ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, është i përkohshëm;

– Gjendjen financiare të shoqërisë, duke pasur parasysh operimin në bazë të një skeduli të pagesave;

– Humbjet faktike në sistemin e shpërndarjes përllogariten rreth datës 14 të muajit pasardhës, që e bën prokurimin në bazë mujore të jetë më afër realitetit.

Sipas vendimit, “CEZ Shpërndarje” për prokurimin e energjisë elektrike mbi bazë mujore duhet të zbatojë procedurat e përcaktuara në rregulloren e prokurimit të energjisë elektrike nga ana e OSSH-së miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 42, datë 25.5.2009.

Në bazë të skedulimit të pagesave të “CEZ Shpërndarje” për muajin gusht 2013, botuar dhe ky në fletoren zyrtare, shpenzimet mujore të CEZ planifikohen në 3.7 miliardë lekë (26 milionë euro), nga 3.5 miliardë lekë që janë të ardhurat e pritshme për t’u arkëtuar. Nga totali i shpenzimeve, 870 milionë lekë (6.2 milion euro) do të përdoren për importe energjie (detyrim i papaguar dhe importe te reja). Një shumë prej rreth 100 mijë eurosh është planifikuar si shpenzime konsulence.

Revista Monitor, 20.08.2013