Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Detajet e fituesve te megatenderit te karburanteve!

Ministria e Brendshme shpall me ne fund fituesit e megatenderit per furnizimin e administrates publike me karburant. Theksohet se tenderi fillestar ishte planifikuar per t’u zhvilluar ne 11.04.2013, por Ministria shpalli vetem nje fitues per Lotin IV, duke e shtyre praktikisht lotet e tjera te tenderit ne 19.07.2013. Edhe kete here Ministria ka shpallur vetem fituesit e loteve I dhe III.

Procedura e prokurimit:

Përshkrim i shkurtër i kontratës: ”Furnizim me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”.
Fondi limit 949,234,900 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.
Loti I. Furnizim me lëndë djegëse për automjete karburant diesel (gazoil). Fondi limit 757,583,338 lekë pa Tvsh.
Loti II. Furnizim me lëndë djegëse për ngrohje industriale dhe shtëpiake. Fondi limit 2,844,999 lekë pa Tvsh.
Loti III. Furnizim me lëndë djegëse për automjete benzinë pa plumb. Fondi limit 159,734,337 lekë pa Tvsh.
Loti IV. Furnizim me lëndë djegëse e lëngët për kaldaja. Fondi limit 666,666 lekë pa Tvsh.
Loti V. Furnizim me naftë F-76. Fondi limit 28,105,560 lekë pa Tvsh.
Loti VI. Furnizim me lëndë djegëse për automjete, për përdorim. shtëpiak dhe industrial GLN (mishelë). Fondi limit 300 000 lekë pa Tvsh.

Fituesit

Loti I

Ministria njofton se kane qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat perkatëse të ofruara për lotin e parë:

1. Operatori Ekonomik “Europetrol” sh.a me marzh fitimi 19.35 leke /litër (NIPT: K24010212N).
2. Operatori Ekonomik “Kastrati” sh.a me marzh fitimi 20 leke/litër (NIPT: K21711502V).
Për këtë lot nuk ka pasur operatorë të skualifikuar.
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, Ministria e Brendshme informon “EUROPETROL” SH.A., se oferta e paraqitur, me marzh fitimi 19.35 leke/liter është identifikuar si oferta e suksesshme.
Ankesa: Nuk ka

Loti III

Ministria njofton se kane qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat perkatëse të ofruara për lotin e tretë:

1. Operatori Ekonomik “Kastrati” sh.a me marzh fitimi 26 leke/litër (NIPT: K21711502V).
2. Operatori Ekonomik “Europetrol” sh.a me marzh fitimi 27 leke /litër (NIPT: K24010212N).
Për këtë lot nuk ka pasur operatorë të skualifikuar.
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “KASTRATI” SH.A, se oferta e paraqitur, me marzh fitimi 26 leke/liter është identifikuar si oferta e suksesshme.
Ankesa: Nuk ka.

Marzhet e fitimit

Ajo qe bie ne sy nga sa me lart eshte fakti qe ka vetem dy shoqeri, ofertat e te cilave kane diference shume te vogel nga njera tjera. Por ajo qe cudit akoma eshte fakti qe te njejtat shoqeri kane dhene marzhe fitimi shume me te uleta per te njejtat produkte te megatenderit te vititi 2012.
Konkretisht ne 03.05.2012 Ministria e Brendshme ka shpallur fituesit e megatenderit te vitit 2012:
Loti I: “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Karburant Diesel (Gazoil)”.
Oferta ekonomike e operatorit ekonomik “Europetrol Durrës Albania” sh.a ne vleren 10.9 lekë/litër është identifikuar si oferta e suksesshme.
Loti III: “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Benzinë pa plumb”.
Oferta ekonomike e operatorit “Kastrati” sh.a ne vleren 15,4 lekë/litër është identifikuar si oferta e suksesshme.

Megjithese energjia.al eshte shprehur vazhdimisht kunder nderhyrjeve te shtetit ne mekanizmat “vete-rregulluese” te tregut te karburanteve, ne rastet e prokurimeve nga organet shteterore mund te vendosen marzhe reference (me nje maksimum te arsyeshem). Referenca do te sherbente si nje mjet per te ulur abuzimet e mundshme, duke mbrojtur interesin publik. Sidoqofte, vendosja e references mund te kthehej edhe ne bumerang, duke ulur konkurrencen dhe shtuar mundesite e marreveshjeve midis operatoreve. I ngelet tashme qeverise se re per te zgjedhur menyren me te mire per prokurimin e karburanteve ne sektorin publik.

energjia.al, 21.08.2013