Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akuzat për gjoba, Dollapi: S’kemi listë për të penalizuarit me pa të drejtë

“S’kemi listë për subjekte të penalizuar pa të drejtë”. Kjo ka qenë përgjigjja që ka dhënë administratori i kompanisë CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi një ditë pasi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, denoncoi gjobat që sipas tij, CEZ-i po iu vendos bizneseve padrejtësisht.
Teksa ka vijuar sot në Elbasan aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorët debitorë, Dollapi tha se deri tani 250 subjekteve u është ndërprerë energjia.
Sipas tij, vlera totale e debisë ndaj CEZ-it përllogaritet të jetë deri në 20 milionë dollarë.
“Nuk do të falim detyrimet ndaj asnjë debitori.”- nënvizoi Dollapi.
Një ditë më parë në një deklaratë për mediat kreu i saj Nikolin Jaka ka thënë se CEZ-i ka kryer me vonesë shpërndarjen e faturave, e cila është kthyer më pas në kamatvonesë për bizneset.
“Kemi të bëjmë me rastet kur faturat janë lëshuar me vonesë nga CEZ-Shpërndarje dhe tani përllogarisin sikur kompanitë apo sipërmarrjet duhet të ishin ato të detyruara që të merrnin këto fatura dhe i llogarisin si kamatvonesa. Kemi të bëjmë me një presion të hapur që i bëhet sipërmarrjes. Realisht gjobat variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja, por ka edhe gjoba mbi këtë shifër”,- deklaroi Jaka për mediat.

Gazeta Telegraf, 16.08.2013