Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqi, Samaras i kërkon Putin uljen e çmimit të gazit

Greqi, Samaras i kërkon Putin uljen e çmimit të gazitSELANIK-Kryeministri grek Antonis Samaras i ka dërguar një letër presidentit rus Vladimir Putin. 

Në këtë letër, kryeministri grek i drejtohet personalisht presidentit rus, duke i kërkuar ulje të kostos së furnizimit me gaz natyror, në modelin e uljeve që Gazprom ka bërë për klientë të tjerë në pjesën tjetër të Europës.

Kryeministri Samaras nënvizon se kostoja e energjisë përbën faktor përcaktues për kompetivitetin e ekonomisë greke dhe prandaj e konsideron një çështje me rëndësi jetike për qeverinë greke.

www.balkanweb.com, 13.08.2013