Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: What next of Taçi-free oil market?

Fatkeqesisht vetem nje titull ne anglisht mund te ishte 100% i pershtatshem mbas zhvillimeve te fundit ne tregun e karburanteve. Sipas te dhenave nga Ekstrakti Historik i kompanise ARMO, marre nga QKR ne 08 gusht 2013, rezulton se ka ndryshuar pronesia e kesaj kompanie, rrjedhimisht dhe menaxhimi i larte i saj.

Sic eshte publike nga disa media (Gazetat Dita dhe Shqiptarja.com), bleresit e rinj te ARMO-s i kane vene kusht kontraktual Z. Rezart Taçi qe te qendroje per 5 vite larg tregut te karburanteve ne Shqiperi. Vleresohet se ky eshte nje nga kushtet me te rrepta qe mund t’i vendoset nje tregtari, duke pasur parasysh se ky perjashtim “nxjerr” jashte tregut cdo lojtar. 

Shkelqimi dhe Renia e Z. Taçi (ne tregun e karburanteve)

Z. Rezart e nisi tregtimin e karburanteve me nje hap galopant, duke u kthyer ne shume pak kohe lojtari kryesor ne treg. Nga tregtimi i naftes ne portin e Shengjinit, ai arriti ne pak kohe duke u bere numri 1 i tregut te karburanteve ne vend. Keshtu ai zoteronte (deri perpara 8 gushtit 2013) dy rafineri, disa terminale karburantesh dhe rreth 300 pika karburanti (shumica me qera). Gjithashtu ai mori pjese ne procesin e shumeperfolur te privatizimit te Albpetrol, proces i cili deshtoi “me sukses”.

Megjithese vleresohet pozitivisht fakti qe tregu i karburanteve kontrollohej nga nje tregtar shqiptar dhe jo i huaj, por sidoqofte ai nuk arriti te vendoste standartet me te larta. Gjithashtu duhet nenvizuar fakti qe dy rafinerite ne pronesi te ARMO-s nuk jane nje aset per t’u lakmuar; vendodhja jo e mire (larg porteve) si dhe amortizimi i tejskajshem i kane bere rafinerite praktikisht larg standarteve europiane. Rafineria e Ballsh akoma nuk ka arritur te prodhoje ne sasi te medha diezel 10 ppm dhe benzine 95 RON, produkte te cilat jane sot me te kerkuarat ne tregjet e karburanteve.

What next?

Tregut te karburanteve (te pakten per 5 vitet e ardhshme) do t’i mungoje nje person shume aktiv por dhe kontrovers, i cili arriti te sillte Real Madrid, AC Milan dhe Gorbaçov ne Tirane, por qe nuk arriti qe te conte perpara kompanite e tij (te naftes). Shqetesimi kryesor eshte: A do te munde pronari i ri i (ish) kompanive te Taçit te beje dicka me te mire apo do te kemi te njejten situate jo te qendrueshme? Kompania e re duket te jete fond investimesh, e cila duhet pare nese ka eksperiencen e duhur per ta cuar perpara sektorin vendas te naftes (megjithe konfirmimin e Z. Bozdo).

energjia.al, 12.08.2013