Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ARMO, 10 pyetje për dy ministra të pas shtatorit

“Dita” në disa numra të saj, ka ofruar së fundmi të dhëna dhe detaje që lidhen me procesin e ri-shitjes së kompanisë ARMO. Është një operacion privatizimi domethënës i nisur thuajse katër vite më parë, duke u shtrirë si një telenovelë, që herë pas here na kujtonte se jetojmë në një “Republikë Patëllxhanësh” (toka jonë është e pasur me naftë, por nuk gjeneron banane). Dokumentacioni i botuar në “Dita” nuk lë asnjë vend për dyshim, se zyrtarët publikë aktualë, duke nisur që nga Berisha e duke përfunduar te zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, nuk janë në detyrë për të ruajtur interesin publik. Si të tillë, nuk kemi ç’ti pyesim. Janë të tjerë ata që duhet të merren me ta.

Por këta funksionarë edhe disa ditë janë nëpër zyra; ekipi i ri qeveritar pritet të hyjë aty. Nuk kemi ende ndonjë të dhënë nga ekipi i ri se çfarë qëndrimi do të mbajë në lidhje me këtë çështje të rëndësishme. Maskarada e shitjes u bë publike, mediet denoncuan në mënyrë publike, qeveria e mbron maskaradën në mënyrë publike, punonjësit e ARMO-s protestojnë në mënyrë publike, ekipi i ri qeveritar deri më tani ka heshtur në mënyrë publike, ndaj dhe për të respektuar këtë “trend publik” vendosëm që pyetjet t’i drejtojmë në këtë formë. Ministër I Industrisë dhe Energjitikës në ekipin e ardhshëm qeveritar do të jetë zoti Damian Gjiknuri, ndërsa Ministër i Zhvillimit Ekonomik, tregtisë dhe Sipërmarrjes do të jetë zoti Arben Ahmetaj.

Për pasojë pyetjet do i drejtohen vetëm këtyre të dyve, për shkak të funksionit, por në thelb pyetjet nuk synojnë një përgjigje nga individi “Ahmetaj” dhe individi “Gjiknuri” por një përgjigje nga dy titullarë institucionesh të rëndësishme pas shtatorit e më tej të lidhur doemos me këtë çështje. Me këto pyetje, “Dita” quan të përfunduar ciklin e saj informues disa ditor për çështjen e ri-shitjes së ARMO-s, duke mbetur në pritje të përgjigjeve të zotit Ahmetaj dhe zotit Gjiknuri për ti publikuar në të njëjtin vend ku i ka drejtuar dhe pyetjet. Shpresojmë që përgjigja të mos vijë me heshtje, ndonëse dhe po erdhi e tillë, do të jetë përgjigja më e qartë e mundshme, për të gjithë ne. Pra në çdo rast lexuesit tanë do e kenë një përgjigje…

Pyetjet për zotin Ahmetaj dhe zotin Gjiknuri:

1. Si do e përkufizonit privatizimin e kompanisë ARMO që prej fillimit të saj e deri më sot?

2.A ka vend për rishikimin e dosjes së privatizimit të kësaj kompanie që prej vitit 2009 kur u tha se fituesi është një kompani e specializuar në këtë fushë por që më vonë rezultoi ndryshe?

3.A do të hetohet administrativisht mënyra se si u pagua garancia dhe shuma totale për privatizimin e kësaj kompanie në vitin 2009?

4.Procesi aktual i ri-shitjes së kësaj kompanie, çfarë tregon sipas jush?

5. Rezart Taçi në bazë të kontratës me shtetin duhej të realizonte 230 milionë euro investime. Do i verifikoni investimet e tij? Do të kërkoni aplikimin e penaliteteve për 5 vitet që shkuan në lidhje me këto angazhime të pambajtura?

6.Si do zgjidhet çështja e borxhit që ARMO ka ndaj CEZ dhe ndaj institucioneve të tjera shtetërore?

7.Në rast se rezulton se transferimi i aksioneve ka qenë i paligjshëm çfarë do të bëni?

8.Çfarë vlerësimi keni për shkresën që ministri aktual Florion Mima i dërgoi biznesmenit Taçi, nëpërmjet së cilës i dha dritën jeshile për të kryer shitjen?

9. Si i konsideroni protestat e fundit të punonjësve të ARMO-s për këtë shitje? Do zhvilloni takime me ta?

10. Pyetje për “Albpetrolin” – Duke qenë se dhe në tenderin e dështuar për privatizimin e Albpetrolit është i përfshirë i njëjti biznesmen, si do të veproni ju për garancinë e ofertës që paraqiti ky biznesmen dhe që rezultoi e trukuar?

4 gusht –Lamtumirë ARMO

lamtumireGazeta “DITA” informon e para se biznesmeni Rezart Taçi ishte duke fiksuar detajet e fundit të marrëveshjes për shitjen e kompanisë ARMO, me blerësit e rinj, të cilët nga të dhënat paraprake rezultonin azerë. Bëhet fjalë për të njëjtët azerë, të cilëve Taçi u mori hua 75 milionë euro kur e privatizoi ARMO-n në vitin 2009. Deri në këtë datë tratativat për shitjen ishin mbajtur në fshehtësi të plotë. Dy ditë më vonë, më 6 Gusht Taçi nënshkroi Kontratën e shitjes.

9 gusht – 50 milionë euro

Gazeta “DITA boton e para dhe ekskluzivisht kontratën e shitjes së kompanisë ARMO nga Rezart Taçi. Kontrata përfshinte shitjen e 4 kompanive ku ARMO u shit për 35 milionë euro, ndërsa tri kompanitë e tjera u shitën për 15 milionë euro. Totali i Kontratës ishte 50 milionë euro. Në të njëjtin numër “DITA” botoi dhe shkresën ekzemplare e Ministrit të Ekonomisë Florion Mima, i cili jepte dakordësinë e tij për këtë shitje duke I qarë dhe hallin biznesmenit për vështirësitë që po kalonte.

10 gusht – Një “i mëngjër” në pusin e Rezartit

2KGazeta “DITA” zbardh prapaskenat e konjukturës politike në të cilën u zhvillua lidhja e kontratës për shitjen e ARMO-s, duke zbuluar dhe rolin që një deputet i Partisë Socialiste ka lozur në mbështetje të biznesmenit Taçi duke shitur trafik influence dhe duke dhënë garanci për të ardhmen. Në këtë numër “DITA” botoi ekskluzivisht dhe “certifikatën e pronësisë” të kompanisë blerëse nga Ishujt Virgjine, duke argumentuar se kjo certifikatë nuk jepte asnjë garanci për zbardhjen e pronarëve të vërtetë të kompanisë.

“Pataten do e keni nëpër duar, të përvëluar”

Nga Edmond Bejtaj

Edmond Bejtaj është një inxhinier, profesionist i afirmuar në sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri. Nuk është deputet, nuk është funksionar publik, por drejtues në një kompani private e specializuar në fushën e hidrokarbureve në vendin tonë. Por ja që interesi publik nuk është gjithnjë primat i funksionarëve publikë. Në të gjithë këtë klimë “omerta” që ka përfshirë procesin e ri-shitjes së ARMO-s, Edmond Bejtaj nuk ka zgjedhur të bëjë spektatorin duarkryq apo profesionistin “politiko-fejsbukërisht” korrekt. Në faqen e tij në rrjetin social, në të vetmen hapësirë të komunikimit masiv që ai disponon, Bejtaj nxiton të thotë të vetën. Ta thotë në këndvështrimin e një profesionisti, por edhe në këndvështrimin e një kronikani që i ka prekur zhvillimet në terren duke ofruar detaje pikante dhe duke bërë një zbërthim racional të asaj që ka ndodhur vitet e fundit me ARMO-n. Ndaj “DITA” i ofron sot lexuesit shënimin e Bejtajt, të plotë, siç ai e ka shkruar, në përpjekjen për t’i bërë jehonë çdo zëri profesionist dhe racional, por mbi të gjitha çdo zëri kompetent dhe me guxim, për një skandal që prej ditësh po konsumohet në sytë e të gjithëve shqiptarëve, por që çuditërisht nuk ka mundur të ngacmojë dot shqisat e asnjë funksionari publik, apo të një garde të tërë deputetësh të zonës së Fierit, të cilët janë përfaqësues të zgjedhur nga ajo zonë ku ARMO ushtron aktivitetin dhe që janë zgjedhur pikërisht për të mbrojtur interesin publik bash për ata banorë.

Nje kafe ne distance, duke pare nga dritarja shiun, me gazetarin e Dita -s, qe ne keto dite te fundit ka shkruar mbi temen ARMO. Me kane terhequr keto dite lajmet me detaje mbi rishitjen e kompanise ARMO, debatet mbi to, komentet e lexuesve ketu, por mbi te gjitha ankthi qe ka shkaktuar ky lajm tek punonjesit e kesaj kompanie te papaguar prej muajsh. Eshte shume tragjike, ashtu si dhe shume komike ajo qe here pas here shfaqet ne syte e shqiptareve;

– Ne ato dite te para dy javeve, kur punetoret e ARMO-s dilnin ne mitingje, me parulla kunder Ridvan Bodes (?!), dhe pro Taçit (!?) ku me te spikaturat ishin ato me rime te puthur qe thoshin : – “O Ridvan , djali te te rroje/ Rezart Taçi do fitoje !”, dhe – “ O Rezart , o hero, Mallakastra ty te do !”, -me eshte dukur se po jetoja periudhen 96-97; – me eshte dukur se ne te njejten kohe qe kendohej ne Permet kenga per Rrapush Xhaferin si i ngjashem me vellezerit Frasheri ne bëma, ne Tirane i dorezohej Berishes fanella e Milan-it, ne te njejten kohe qe luante REAL-i i Madridit ne Qemal Stafa, ne nje nga kthesat e pistave te Formula Uno shfaqej nje kartele publicitare ku shkruhej VEFAHolding. Historia u perserit ! Natyrisht jo ne menyre identike ;- Jemi apo sjemi vend i NATO-s, kandidat per ne BE, me zgjedhje te pranuara nga faktori, te kontestuara vetem nga Lefterija, me pushtet me ne fund te dorezuar paqesisht edhe nga Berisha !?

Vetem nje gje nuk ndryshon nga ajo kohe ;– Ata qe do e vuajne jane si gjithmone borxhlinjte e krijuar ne vitet e mashtrimit, punetoret dhe ata qe kishin kredituar piramiden me te fundit ( por kujdes : – Jo e fundit ! ) Sa per ata qe presin lajme nga ministria e linjes te mos lodhen kot ;-

Aty banon Enno, i skeduar prej kohesh si debil, i provuar sidomos ne aferen Albpetrol, kur bashke me tufen e nenpunesve te tjere te tredhur, betoheshin se i kishin pare me syte e tyre parate e garancise se paguar nga Taçi. Per mua nuk ka me asnje enigme nekete histori ; – e kisha parashikuar fundin e saj , vetem daten nuk dija. Enigma ime eshte çfare do ndodhi me mbas me borxhlinjte, ente shteterore qofshin keto, private, apo punonjes. Mbase dikujt nga maxhoranxa e re, me naivitet i ka ardhur per mbare qe ARMO-s t`i gjendej nje pronar i ri, ne menyre qe i vjetri me bemat dhe problemet e tij te mos i rrinte si patate e nxehte ne duar ; – Eshte gabuar ! Edhe pas kesaj qe ndodhi, une parashikoj qe patatja do jete aty, neper duar, e perveluar !

Ndersa ata qe ngrene zerin te shqetesuar per pasuri kombetare te shitur, te falur te shperdoruar,, le te qetesohen disi, apo le te ngushellohen duke menduar se kjo nuk eshte gjeja e vetme per te cilen duhet te shqetësohen; ARMO realisht nuk ka ndonje vlere te spikatur, ne Shqiperi mund te ndertohen rafineri shume me te mira e moderne se sa ato te ARMO-s, tek e fundit, moratoriumi qe vendosi Berisha per te favorizuar Taçin ne kete fushe, pothuajse ka skaduar ; – Per mua problemi i madh eshte sjellja e nenpunesve dhe politikaneve te shtetit shqiptar ne kete afere ; – Qe nga dita e e pare e procedures per shitjen e pare te ARMO-s, e deri ne diten e rishitjes se saj ! Sepse te gjithe e paten ne dore te flisnin ne kohe, por nuk e bënë ! Me perjashtim te Erion Braçes dhe tim vëllai.

Ne nje histori mashtrimi, nuk mund te jene te gjithe te lumtur ! “Ashtu sikurse, – “-Kush ka lindur, nuk mund te rilindë më ! ”

E.B.

Gazeta Dita, 11.08.2013