Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rryma, sa do të shtrenjtohet ajo

Qytetarëve të Kosovës do t’u shtohet një barrë e madhe nëse energjia elektrike do të rritet aq shumë siç thonë organizata të shoqërisë civile. Nga Zyra e rregullatorit të energjisë elektrike nuk është dhënë përgjigje nëse realisht planifikohet që të ketë ngritje të çmimit, por qytetarët u shprehën të shqetësuar lidhur me këto deklarata, transmeton KTV. Alarmante pritet të jetë ngritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë deri në 300%. Me këtë çmim dhe me nivelin e ulët ekonomik në vend do të vështirësohet në masë të madhe mënyra e jetesës në vend.

Kështu vlerësojnë organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë. Krahasuar me ekonominë e vendit, ndonëse ka pësuar pak rritje, çmimi i energjisë është shumë i lartë.

Qytetarët u shprehën të shqetësuar lidhur me këto hulumtime të shoqërisë civile. Ata u shprehën që në rast se do të ketë ngritje të mëtutjeshme të çmimit të energjisë, të rriten edhe pagat mujore për secilin, e kështu do të ishte krejt ndryshe.

KTV-ja ka kontaktuar për dy ditë radhazi me zyrtarët e rregullatorit të Kosovës për të marrë përgjigje nëse vërtet do të ketë ngritje të çmimit për shfrytëzimin e energjisë elektrike, por këto përgjigje nuk u kthyen.

Ndërsa në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ndonëse nuk precizohet saktësisht, lë të kuptohet se rritje do të ketë edhe vitet në vazhdim.

Gazeta Koha Ditore, 06.08.2013