Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, e shtrenjtë për xhepin kosovar

Edhe pse ditën e mërkurë në disa nga bursat kryesore botërore, si ajo e Nju Jorkut pati një rritje të madhe të çmimeve të Derivateve të Naftës, në Shoqatën e naftëtarëve kosovarë thonë se nuk priten ngritje të çmimeve të derivateve të naftës. Kryetari i Shoqatës, Nazmi Bytyqi, tha se shpreson se nuk pritet se do të ketë ngritje të çmimeve të derivateve në naftës për shkak të rënies së vlerës së Dollarit Amerikan në raport me valutat e tjera. Çmimi i naftës së lehtë bruto në Bursën e Nju-Jorkut u rrit me 1.95 dollar amerikanë, duke arritur në 105.03 dollarë për fuçi, ndërsa i naftës Brent me 79 cent, ose 107. 70 dollarë për fuçi. Para ca ditësh çmimi i një Bareli të derivateve të naftës ishte ndërmjet 92 e 93 dollarësh amerikanë. I pari i Shoqatës së naftëtarëve kosovarë, Bytyqi, tha se aktualisht nëpër Kosovë ka çmime laramane të derivateve dhe ato po ndryshojnë nga qyteti në qytet. Në Prishtinë 1 litër e naftës po shitet me çmimin prej 1 euro e 23 cent, kurse një litër benzine ka çmimin prej, 1 euro e 24 cent. Afaristi tjetër, po ashtu i biznesit me derivate nafte, Ramadan Maloku, pronar i Kompanisë, “Racional Komerc” jep shifra më të larta. Ai tha se në Prishtinë një litër e naftës ka koston 1 euro e 26 cent, ndërsa 1 litër e benzinës shitet për 1 euro e 27 cent. Sipas tij, në Fushë Kosovë këto derivate po shiten më lirë për disa cent për shkak të konkurrencës shumë të madhe në mes të kompanive të derivateve të naftës.

Gazeta Kosova Sot, 02.08.2013