Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bllokimi i ARMO-s, reagon Komisioni Europian

Komisioni Europian reagon për situatën e krijuar me kompaninë Armo në Shqipëri, e cila qëndron e mbyllur prej muajsh për shkak të bllokimit që qarqe të caktuara pranë Qeverisë kanë urdhëruar t’i bëhet. Zëdhënësja e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit europian për cështjet e sigurisë Katherine Ashton, i është përgjigjur interesit të mediave mbi këtë çështje, duke konfirmuar se Komisioni Europian ka marrë dijeni për mbylljet e rafinerive të ARMO-s dhe pasojat që janë krijuar prej saj tek punonjësit.

Komisioni europian thekson rëndësinë që merr fakti që duhet krijuar një klimë e favorshme për biznesin dhe zhvillimin ekonomik. ”Për këtë kërkohet zbatimi i duhur i ligjit, ku përfshihen sanksione graduale në rast të shkeljeve ligjore, por edhe garantimin e së drejtës të një mundësie për të apeluar kundër vendimeve administrative”- citohet në qëndrimin zyrtar të Komisionit Europian.

Pa asnjë urdhër korrekt ligjor, struktura të caktuara, jo vetëm që nuk i kanë dhënë kompanisë asnjë mundësi për të apeluar mbi vendimet e marra, por në mënyrë të dhunshme kanë bllokuar punën ne rafineri, si edhe llogaritë bankare të saj. Ndaj kompanisë ARMO, strukturat që varen nga ministria e financave, jo vetëm që nuk kanë përdorur gradualitetin në penalizimet që kanë vendosur, por në mënyrë të dhunshme kanë mbyllur cdo mundësi të nisjes së punës, pa marrë parasysh kostot që krijohen, humbjet, e mbi të gjitha, pa marrë parasysh edhe dëmin që iu bëhet mbi 3 mijë familjeve që punojnë në rafineritë e Fierit dhe Ballshit. Të detyruar nga strukturat e shtetit, prej disa muajsh këto familje nuk marrin asnjë të ardhur, e jetojnë në pritje të ikjes së qeverisë aktuale.

TV Albanian Screen, 02.08.2013