Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: ERE, CEZ te importoje energji per humbjet e periudhes gusht – dhjetor 2013

VENDIM Nr. 72, Datë 18.07.2013 MBI KËRKESËN E SHOQËRISË CEZ SHPËRNDARJE SH.A PËR DHËNIE UDHËZIMI PËR IMPORTIN E ENERGJISË ELEKTRIKE
Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të dates 18.07.2013, mbasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë CEZ Shpërndarje për dhënie udhëzimeve për importin e energjisë elektrike dhe relacionin e përgatitur nga Drejtorise Juridike dhe te Licensimit,
Pasi Konstatoi:
– OSSH është përgjegjëse për importin e energjisë elektrike për të mbuluar të gjitha humbjet në sistemin e shpërndarjes;
– Se statusi i aministrimit të përcaktuar në nenin 18, pika 4, gërma c) të Ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, është i përkohshëm;
– Gjendjen financiare të shoqërisë, duke patur parasysh operimin në bazë të një skeduli të pagesave;
– Humbjet faktike në sistemin e shpërndarjes përllogariten rreth datës 14 të muajit pasardhës, që e bën prokurimin në bazë mujore të jetë më afër realitetit.
Vendosi:
1. CEZ Shpërndarje të kryejë procedurat për prokurimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve mbi baza mujore per periudhen gusht –dhjetor 2013.
2. CEZ Shpërndarje për prokurimin e energjisë elektrike mbi bazë mujore duhet të zbatojë procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Prokurimit të Energjisë Elektrike nga ana e OSSH miratuar me Vendimin e Bordit te Komisionereve nr.42 date 25.05.2009.
3. Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 26.07.2013