Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkime të reja për burime nafte në Shqipëri

Të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), konfirmojnë këto rezultate: Priten në shtator në pusin e Shpiragut, ndërsa tre puse të tjera pritet të shpohen së shpejti në këtë zonë ,të zbulohen burime të reja nafte.

Kompania e parë që hyri në kërkim nafte në këtë zonë ishte “Petromanas’, që më pas hyri në marrëveshje bashkëpunimi me holandezen ?Shell?. Kompania kanadeze ”Petromanas Energy” në fund të muajit qershor ndryshoi marrëveshjen me gjigantin “Shell” për blloqet e naftës 2-3 “Shpiragu 2″ në Berat. Sipas saj, ”Shell” do të marrë 25 % aksione shtesë, duke arritur në 75 % të tyre.

‘Ky Joint Venture ka përcaktuar një program shpimi që do të përfshijë tre puse dhe një program sizmik, që arrijnë në koston 200 milionë usd”, është shprehur Glenn McNamara, CEO i ?Petromanas”.

“Petromanas” deklaron se pusi i naftës “Shpirag-2” ka arritur në thellësi totale 5.500 metra, duke iu afruar thellësisë së synuar prej 5.800 metra, ku investimi kap shumën 70 milionë usd. Të dy kompanitë pritet të nisin punimet për shpimin e dy puseve të tjera, që do të zhvillohen me dy faza, kërkim-zhvillim dhe operim, fazë që duhet të kalojë në një marrëveshje me qeverinë për ndarjen e fitimeve dhe prodhimit.

Në zonën e Shpiragut kërkimet për naftë dhe gaz nisën në fund të viteve ’80-të dhe më pas 12 vjet më parë, kur zbuluan burimin me hidrokarbure dhe arritën të nxirrnin 300 fuçi/ditë naftë. Mungesa e financimeve nuk lejuan rritje të mëtejshme të prodhimit.

Kompania “Petromanas” dështoi në zbulimin e naftës në Juban të Shkodrës, pasi shpoi mbi 3 mijë metra nën tokë ku investoi disa milionë dollarë dhe në dhjetor 2012 përfundoi punën e nisur sipas kushteve të kontratës lidhur me Blloqet A-B. Bazuar në testimet në pusin Juban-1 u konfirmua sasi e papërfillshme hidrokarburesh dhe kompania vendosi të mos vazhdojë në fazën e tretë të shfrytëzimit të Blloqeve A-B.

Shqipëria ka 438 milionë tonë naftë burime, nga të cilat aktualisht 25.5 milionë tonë naftë janë rezerva të provuara. Deri sot nga kompanitë e huaja në sektorin e naftës janë investuar 830 milionë dollarë.

TV Albanian Screen, 25.07.2013