Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtrenjtohet nafta në tregjet ndërkombëtare

Për dallim nga herët e tjera nafta e papërpunuar amerikane vazhdoi rritjen në sesionin e së hënës, ku ka prekur nivelet më të lartë që nga viti 2010. Tashmë nafta amerikane është ngjitur përmbi 108 dollarë për fuçi dhe tregtohet thuajse në të njëjtin nivel me naftën Brent të Londrës. Shpresat për rimëkëmbjen e kërkesës globale për naftë kanë rritur “arin e zi” në javët e fundit.
Nafta Brent e Londrës u rrit me 32 cent në 108.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 37 cent në 108.42 dollarë për fuçi, ndërsa më herët gjatë sesionit preku edhe nivelin e 109.3 dollarëve, pika më e lartë 16-mujore.

Sipas parashikimeve, nafta Bruto amerikane mund të rritet deri në 115 dollarë për fuçi deri në fund të vitit.

Portali Telegraf, 22.07.2013