Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia dhe Turqia firmosin bashkëpunimin për gazsjellësin TAP

Greqia dhe Turqia kanë ngritur një “Urë të re” mes tyre pas nënshkrimit të marrëveshjes për gazsjellësin TAP, jo vetëm ekonomike por edhe gjeopolitike, tha Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, gjatë vizitës së tij në Ankara.

Ministri grek është takuar me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu ku të dy diplomatët në një klimë të ngrohtë shprehën kënaqësinë për “urën energjetike”, që lidh dy vendet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa Davudoglu shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimet pozitive mes dy vendeve kohët e fundit në fushën e tregtisë, të turizmit, të energjisë dhe të kulturës.

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij grek, Davudoglu i pyetur për çështjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Egje, tha se po vazhdojnë kontaktet ndërmjet dy ministrive të jashtme dhe se “Turqia dëshiron ta shndërrojë Egjeun në një det paqeje dhe prosperiteti”.

Ndërsa për raportet e fundit të Bashkimit Evropian për Turqinë, Davutoglu tha se mbështetja e perspektivës europiane të Turqisë është “një përzgjedhje strategjike e Greqisë”.

Ne Shqiperi operojne rreth 1,000 pika karburanti, nga te cilat pothuajse 50% jane nen logon e nje kompania te tregtimit me shumice (kategorite CODO, DOCO, COMO) dhe pjesa tjeter prej 50% jane pika te pavarura (pse pika te bardha sipas ligjit 8450/1999).

Ky fakt ka krijuar nje situate shume konkurruese ne te gjithe Shqiperine, duke mos i mundesuar kompanive qe te bashkepunojne duke harmonizuar cmimet ne kurriz te konsumatoreve. Madje numri i pikave te karburantit eshte aq i madh, sa praktikisht ka detyruar disa tregtare me pakice qe te falimentojne; nje tregues ky i nje tregu me konkurrence te plote.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 21.07.2013