Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, si do shlyhen borxhet ndaj operatorëve privatë

Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë për deri në fund të këtij viti efektet e vendimit të miratuar një vit më parë, për mënyrën se si do të bëjnë rakordimet e faturave operatorët brenda tregut. Kështu, çmimi i energjisë balancuese që merr CEZ Shpërndarje, do të llogaritet për çdo muaj me çmimin maksimal të blerjes të energjisë elektrike në tregun e parregulluar nga KESH sh.a., plus 10% të këtij çmimi. Në mungesë të këtij çmimi për referencë, sipas vendimit të ERE do të merret ai me të cilin KESH blen energjinë nga prodhuesit e vegjël dhe duke i shtuar kësaj vlere edhe 20 për qind. Operatori i Sistemit të Transmetimit duket se do të jetë edhe “survejuesi” mbi transmetimet e energjisë që bëhen nga CEZ dhe nga KESH, pasi është edhe operatori i vetëm që ka në dorë transmetimin dhe që di saktësisht se sa energji importohet dhe eksportohet. Për rastet kur importet i bën KESH, pasi CEZ nuk ka mundësi, pagesën e faturave do ta bëjë CEZ Shpërndarje. “Brenda datës 5 të muajit pasardhës, KESH i dërgon OST çmimin mesatar të ponderuar të importeve të energjisë elektrike të realizuar prej tij për muajin e mëparshëm. OST sh.a. brenda datës 10 të muajit pasardhës u dërgon faturat pjesëmarrësve te tregut. Në llogaritjen e pagesave OST sh.a. do të përdorë kursin mesatar të këmbimit të euro/lekë të muajit të mëparshëm të publikuar nga Banka e Shqipërisë. HEC-et e vogla të lidhura në rrjetin e shpërndarjes nuk do të jenë subjekt i trajtimit”, thuhet në vendimin e ERE.

Gazeta Panoarama, 19.07.2013