Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Biznesi mbështet ARMO-n. Bregasi: Arbitrariteti i rrezikshëm

Përfaqësuesit e biznesit reagojnë në mbështetje të kompanisë ARMO pas presioneve dhe abuzivizmit me të cilat po përballet kjo sipërmarrje private. Luan Bregasi president i Bussines Albania ne nje interviste per Albanian Screen shprehet kunder formave te dhunshme te administrates tatimore ndaj biznesit, duke e konsideruar arbitraritetin, një pengesë të rrezikshme.

“Mendoj se qeveria ka partner biznesin. Me një partner nuk mund të sillesh në mënyrë arbitrare, por sigurisht duhet të bisedosh, të shikosh ku qëndron problemi dhe t’i krijosh mundësi një kompanie private, pavarësisht se mund të ketë edhe probleme të cilat lindin, shfaqen, edhe për shkak të shtetit, edhe për shkak të mënyrës sesi shteti administron marrëdhënien me biznesin. Duhet të ulet e t’i zgjidhë këto. Kështu në parim unë jam kundër çdo lloj veprimi arbitrar që bën shteti, në mënyrë të veçantë ndaj sipërmarrjes private që më shumë se kurrë ka nevojë të ndihmohet, të asistohet dhe t’i krijohen shanse e mundësi e në rast se ka vështirësi, shteti duhet të marrë përsipër zgjidhjen e tyre. Kemi shumë raste, mjaft kompani të mëdha, që kanë pasur edhe probleme me financat e tyre dhe shteti nuk ka duartrokitur kur një kompani ka vështirësi. Përkundrazi, ka shkuar, ka mundësuar edhe financuar në shumë raste që të kalohet një moment i vështirë që mund të ketë një kompani private”- tha Bregasi.

Pas eksperiencës së gjatë si drejtues i dhomës së tregtisë dhe industrisë Luan Bregasi thotë se mes shtetit dhe sipërmarrjes duhet të ketë patjetër partneritet, si një ndër elementët më të nevojshëm që garanton jo vetëm suksesin e biznesit, por edhe përfitime të sigurta për arkën e shtetit si dhe vende të reja pune.

“Unë mendoj që shteti dhe institucionet shtetërore, jo vetëm nuk e kanë privilegjin ta bllokojnë një ndërmarrje, por duhet të kenë të gjithë angazhimin e tyre për të ndihmuar një ndërmarrje private, qoftë edhe kur ajo ka një gabim apo nuk ka një marrëdhënie shumë korrekte me shtetin. Pra, t’i krijohet hapësira edhe juridike,edhe ligjore, edhe morale për t’u asistuar, për t’u ndihmuar dhe për të zgjidhur një problem. Kemi pasur edhe raste të tjera kur shteti ka mbajtur qëndrime selective për arsye të ndryshme, për arsye konkurence, për arsye clientele, qëndrime të cilat kanë shkuar në dëm të interesave të disa kompanive private. në rastin konkret unë mendoj se palët duhet të ulen, por një qëndrim i tillë me fugona, me policë, nuk është as etike në atë që ne dëshirojmë të ndërtohet në një partneritet të shtetit me sipërmarrjen private”- tha Bregasi.

Me një qëndrim të qartë, sipërmarrësi dhe drejtuesi i Business Albania, Luan Bregasi konfirmon se administrata shtetërore duhet ta ndihmojë sipërmarrjen edhe në rastet kur kjo e fundit është në vështirësi. Ndërsa thekson se format e presionit përmes policisë dhe tatimorëve nuk i sjellin asnjë të mirë zhvillimit ekonomik të vendit.

TV Albanian Screen, 16.07.2013