Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Azerët do të blejnë kompaninë e naftës ARMO

Nënshkrimi i kontratës kryhet me bilanc, pala blerëse do të paguajë edhe detyrimet ndaj shtetit dhe rrogat e prapambetura të punëtorëve
-Azerët po blejnë ARMO- n. Sipas burimeve të besueshme, palët janë në bisedime për transaksione dhe kanë rënë dakord në termat e përgjithshëm ekonomikë e teknikë, ndërkohë që nënshkrimi i kontratës është çështje ditësh. Sipas të njëjtave burime, mësohet se transaksioni do të kryhet me bilanc, çka do të thotë se pala blerëse, azerët, përveç të drejtave do të marrin përsipër edhe detyrimet që kompania ARMO ka ndaj të tretëve, shtetit dhe punonjësve të saj.

Shitja e ARMO-s

Futja e investitorëve azer në Shqipëri në industrinë e përpunimit të naftës, do të sjellë zhvillimin e menjëhershëm të këtij sektori jetik për ekonominë vendase. Nënshkrimi i kontratës do të marrë rëndësi jetike, pasi pala azere do të shlyejë detyrimet e prapambetura të kompanisë ARMO ndaj shtetit, debitorëve privatë, bankave dhe pagat e prapambetura të punonjësve të shoqërisë. Duke qenë një prej vendeve të njohura ku industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës është tepër e zhvilluar, investimet e palës azere do të jenë të menjëhershme duke mundësuar punën pa ndërprerje të rafinerive në Fier dhe në Ballsh, duke rritur ndjeshëm të ardhurat nga ky sektor. Impakti pozitiv i investimit azer në Shqipëri do ketë ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike, punonjësit e kompanisë ARMO dhe për kreditorët e saj, ndërkohë efekti i investimit do të sjellë efekte pozitive për ekonominë shqiptare në tërësi.

Kompania ARMO

Këshilli i Ministrave miratoi privatizimin e kompanisë së rafinerive të naftës me vendim të posaçëm në 3 shtator 2008. Sipas Vendimit të Këshilli të Ministrave u parashikua që në kontratën e privatizimit 85 për qind të aksioneve të kalonin nga pronë e shtetit në sektorin privat. Në kohën e nënshkrimit të kontratës vendimi i privatizimit u cilësua si një ndër më të suksesshmit. Kompania u privatizua me vlerën 128 milionë euro.

Gazeta Shekulli, 17.07.2013