Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimet në lëndë djegëse pengojnë përafrimin e standardeve energjetike

Raporti Rrjetit të organizatave Joqeveritare Rajonale: SEE Change Net dhe ATRC-se ne cilësinë e partnerit nacional për Kosove, nxjerre përfundimin se Bankat Evropiane për zhvillim janë duke shpenzuar 32 herë më shumë fonde në lëndë djegëse fosile sesa në burime të ripërtërishme të energjisë të cilat nuk janë të lidhura me hidro-energji dhe të cilat po ndikojnë në prishjen e standardeve energjetike të rajonit në raport me direktivat e BE-së.
Ky fakt dhe faktet tjera dëshmojnë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke ecur në drejtim të kundërt nga qëllimet e BE-së mbi ndryshimet klimatike për vitet 2020, 2030 dhe 2050 dhe se investimet në lëndë djegëse fosile në shtetet e Ballkanit Perëndimor po pengojnë përafrimin e standardeve energjetike të shteteve të rajonit me kërkesat e BE-së.

Sipas ATRC-së nga 2006-2012, EBRD, EIB, Banka Botërore dhe EU-IPA kanë investuar 1.68 miliardë euro në infrastrukturë të energjisë në Ballkanin Perëndimor, kurse ne Kosove investimet e vlerësuara ne euro. “Në dhjetor 2012, Kosova përfitoi një projekt me vlere rreth 12 milionë euro nga BERZH-i për përmirësimin e efektshmërisë së energjisë në ekonomitë familjare. Që nga viti 2007, IPA dhe ka ofruar 34.4 milionë euro për projekte të infrastrukturës, si shtesë për disa projekte të ndërtimit të kapaciteteve”, thekson kjo organizatë.

Banka Botërore u përfshi në sektorin e energjisë në Kosovë që nga 2006, kur edhe filloi projekti i ndihmës teknike për përgatitjen e një centrali të ri energjie me linjit për të zëvendësuar centralin Kosova A dhe minierën përcjellëse të linjitit.
“Konsiderohet si rrezik i pjesshëm garantimi prej 50 milionë dollarëve për ndërtimin e centralit 600 MW Kosova e Re, përderisa pritet që Institucionet Financiare Ndërkombëtare të japin huan”, thuhet në Raportin e Rrjetit të organizatave Joqeveritare Rajonale: SEE Change Net dhe ATRC-së.

Rrjeti rajonal i organizatave joqeveritare bën thirrje për një ndalim të investimeve publike ndërkombëtare në lëndët djegëse fosile dhe rritjes së përpjekjeve mbi prodhimin e energjisë alternative në njërën ane, zvogëlimin ose eliminimin e humbjeve teknike dhe komerciale (me rreth 37 për qind) si dhe kursimit të energjisë elektrike.

Portali Telegrafi, 09.07.2013