Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ambasadori rus në “Shqip”: Të forcojmë marrëdhëniet

Investitorët dhe operatorët turistikë rusë gjithnjë e më shumë po zënë vendin e tyre në tregun global. Por sa peshë kanë këta investitorë dhe turistë në tregun shqiptar? Në cfarë niveli janë marrëdhëniet mes Moskës dhe Tiranës? Ku janë pritshmëritë dhe cfarë duhet bërë ndryshe?

Këtyre dhe pyetjeve të tjera nga Rudina Xhunga iu përgjigj vetë Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abramov.

Rudina Xhunga – Zoti Ambasador mirëseerdhët! Së pari gëzuar 12 qershorin, festën tuaj kombëtare. Në cfarë niveli janë marrëdhëniet tona?

Ambasadori Abramov – Edhe unë ju 23 qershorin. Për herë të parë u fitua me një përqindje të madhe votash dhe kjo së pari do të thotë fitore e demokracisë. Populli i Shqipërisë me një zë ka përzgjedhur rilindjen, modernizimin e vendit dhe është hapi i parë i suksesit. Është përgjegjësia e qeverisë së re për të zhvilluar vendin pastaj. Por një punë kaq e madhe do ketë nevojë për shumë kohë, nuk realizohet për 1-2 muaj. Në zgjidhjen e këtyre detyrave, populli shqiptar mund të mbështetet tek gjithë miqtë e tij. Rusët gjithmonë i konsiderojnë shqiptarët si miq. Një fakt i tillë nis që nga shekulli i 18-të dhe vitet 50-të të shekullit të 20-të. Rusët dhe shqiptarët bashkohën nga ndjenjat njerëzore dhe dashamirëse dhe ajo që ka rëndësi është se ne nuk kemi probleme të karakterit politikë mes nesh. Nuk kemi ajo që diplomatët e quajmë një gur të vogël nën këpucë dhe kjo na ndihmon të ecim para.

Rudina Xhunga – Megjithatë marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të ngrira…

Ambasadori Abramov – Potenciali i madh i marrëdhënieve tona nuk shfrytëzohet deri në fund. Ne kemi më shumë se 30 marrëveshje dypalëshe të kuadrit ligjor në të gjitha fushat, përfshirë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e investimeve. Por investimet ruse dhe shqiptare nuk janë prezente në vendet tona. Rusia nga viti në vit hyn në 10-shen e partnerëve tregtarë me Shqipërinë, por shkëmbimi i mallrave mbetet në nivelin 120-150 mln dollarë. Marrëdhëniet tona nuk u ngritën në katin e dytë tek investimet, shërbimet, turizmi etj.

Rudina Xhunga – Rusia ka interesa në Shqipëri, përvec faktit sa mirëpriten ato?

Ambasadori Abramov – Rusia ka interesa të mëdha në Shqipëri. Për fat të keq njohim pak Shqipërinë moderne dhe shkaqet janë tek mosmarrëveshjet e Hoxhës dhe Hrushovit. Për faj të tyre u dëmtua edhe Shqipëria edhe Rusia sepse na iku një ndër aleatët tanë në rajonin e Ballkanit. Të gjithë miqtë e mi personalë dhe miqtë që vijnë për punë në Shqipëri ishin të habitur me përparimin shoqëror dhe ekonomiko-kulturor të Shqipërisë dhe me dashamirësinë e shqiptarëve ndaj rusëve dhe një nga faktet që turistëve u bën përshtypje është popullariteti i gjuhës ruse këtu. Tjetra është se disa kompani të mëdha ruse ushqejnë një interes shumë konkret për bashkëpunim me Shqipërinë.

Rudina Xhunga – Kompanitë ruse ndjehen të paragjykuara në krahasim përshembull me kompanitë amerikane?

Ambasadori Abramov – Faktikisht kishim një shembull dhe kishte të bënte me fushën minerare. Në etapën finale kur kromi gati u gjet nga kompania ruse, ajo është hasur në një interes të tillë nga një kompani shqiptare. Gjatë diskutimit në Ministrinë e Ekonomisë fitoi kompania shqiptare. Është shembull që e kemi ndaj, ndaj një kompani ruse kur do të bisedojë për cështje konkrete, them që do të kemi nevojë për marrëveshje më të gjëra. Biznesi rus, që në mënyrë efikase punon jashtë shtetit, është biznes i madh. Shqipëria është vend unikal nga burimet hidrike të pashfrytëzuar. Janë karbohidratet, janë turizmi, pozicionimi gjeografik i Shqipërisë, si rruga më e shkurtër nga Adriatiku drejt Detit të Zi. Kur flasim për Shqipërinë flasim për një ekonomi të vogël dhe të shfrytëzosh avantazhet e një vendi të vogël, është një hap drejt suksesit të plotë. Jam mëse i bindur që të gjithë miqtë e BE, Amerikës dhe Rusisë do jenë në ndihmë të Shqipërisë. Rëndësi ka që zgjedhja e konsoliduar e popullit shqiptar më 23 qershor jep mundësitë për një perspektivë të gjatë dhe kjo është bazë për investimet e huaja.

Rudina Xhunga – Jo po thoni që investimet e huaja kanë munguar për mungesë të bazës, apo investimet ruse për shkak të mungesës së marrëdhënieve nga qeveria e djathtë?

Ambasadori Abramov – Do të thoja që për momentin jemi në pikënisje. Përgjatë dy viteve të fundit kompanitë ruse kanë ushqyer interes ndaj Shqipërisë dhe ne i pamë me interes, kurse shkaqet përkatëse të karakterit informativ dhe të tjerë ne duhet t’i formojmë në mënyrë konstante. Theksoj mundësitë e Shqiprëisë në fushën e turizmit. Të gjithë e dimë rolin e vizitorëve privatë rusë, të vegjël si fillim dhe të mëdhenj pastaj në Mal të Zi. Investime të mëdha ruse janë prezente edhe në Greqi. Shqipëria ndodhet mes këtyre dy vendeve, bukuritë natyrore të Shqipërisë mbase i tejkalojnë vendet që përmenda unë, ndaj duhet një bashkëpunim i dyanshëm. Nëse operatorët tanë do blejnë disa paketa turistike në Shqipëri, mund të nisnim fluturimet direkte, Moskë-Tiranë. Nëse e bëjmë këtë, ju siguroj që numri i rusëve që do vizitojnë Shqipërinë do jetë i lartë. Shqipëria ka c’t’i ofrojë një turisti të huaj. Shqipëria ka mundësi të mira për të tërhequr turistët rusë.

Rudina Xhunga – Duke qenë se Turqia dhe Egjipti kanë probleme, ka të ngjarë të ofrojë turistë rusë këtë sezon Shqipëria?

Ambasadori Abramov – Shqipëria ka aftësi të tilla, pavarësisht mungesës. Vjet kanë qenë 12 mijë turistë rusë, sivjet presim të paktën 15 mijë. Gjatë sezonit veror është në fuqi regjimi pa viza me qytetarët rusë. Ne jemi duke përgatitur një vizitë njohëse për operatorët turistikë rusë. Diku nga tetori do të realizojmë një vizitë njohëse me operatorët turistikë dhe në 2014 të nisim fluturimet direkte.

Rudina Xhunga – Sa po realizohet kjo?

Ambasadori Abramov – Mund të them që në atë moment kur kompanitë turistike do të arrijnë një numër konkret, organizimi i një fluturimi direkt është cështje javësh. Unë kam oferta nga kompani turistike dhe kompani transporti, por s’mund të punoj si një ndërmarrje komerciale. Ne duhet të ulim biznesmenët në një tavolinë dhe t’i themi bashkëpunoni.

Rudina Xhunga – Ju flisni për turistë rusë që vijnë në Shqipëri, ka interes për të investuar si në Mal të Zi, apo marrëdhëniet me ish-Jugosllavinë nuk i keni humbur kurrë, gjë që me Shqipërinë nuk ka ndodhur?

Ambasadori Abramov – Është cështje zgjedhjeje e lirë e cdo qytetari se ku i bën pushimet. Ne sivjet kemi 5 herë më shumë vizitorë në Meksikë dhe vende të tjera ekzotike. Ata që kanë vizituar Shqipërinë janë larguar vetëm me përshtypje të mira. Turistët rusë shpenzojnë gjithnnjë më tepër nga sa munden.

Rudina Xhunga – Ju pëlqeni shumë Shqipërinë, këtu i bëni pushimet?

Ambasadori Abramov – Një pjesë të lejes e bëj në Rusi, ndërsa cdo fundjavë bashkë me familjen dalim në vende nga më të ndryshimet të Shqipërisë. Që vitin e parë vizituam Thethin dhe Valbonën, tërritorin mes Korcës dhe Përmetit e Gjirokastrës. Kemi shumë vende pa vizituar akoma. Këtë gusht mbase do të shkojmë në veri të Shqipërisë dhe kam në plan që të vizitoj nga afër edhe rajonin e jugut të Shqipërisë, pikërisht Përmetin.

Rudina Xhunga – Mos harroni të provoni glikotë e Përmetit.

Ambasadori Abramov – Është një nga avantazhet e Shqipërisë që tursitët rusë do ta pëlqejnë.

Rudina Xhunga – Ua përcillni miqve tuaj që të vijnë të investojnë dhe të shijojnë turizmin në Shqipëri?

Ambasadori Abramov – Presidenti i Gazprom ka vizitar Shqipërinë dhe ka patur takime këtu. Ka ndërmarrë përpjekje për të privatizuar Albpetrol, por jo për fajin tonë kanë përfunduar pa rezultat tenderi. Kemi dy kompani në fushën e hidrokarbureve dhe në fushën e komunikimeve që janë në pritje. Interesi është shumë praktik dhe janë në pritje të nisjes së bisedimeve. Sa i përket Gazprom mendoj që në vjeshtë përfaqësues të tyre do të vizitojnë Shqipërinë për të parashtruar kërkesat e tyre, më pas palët mund të ndërtojnë bashkëpunimin. Dua të them që specializimi ndërkombëtar i Rusisë është energjia dhe turizmi dhe mendoj që këto janë mundësi të Shqipërisë, janë avantazhe të shqiptarëve.

Rudina Xhunga – Po Kosova…

Ambasadori Abramov – Sa i përket cvështjes së Kosovës, Kosova nuk është një cështje e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kosova është cështje e Serbisë, cështje e bisedimit Beograd-Prishtinë. Ne kemi mbështetur idenë e këtyre bisedimeve dhe ngritjen e nivelit të këtyre bisedimeve. Ne kemi shprehur mendimet tona pozitive sa i përket marrëveshjes së prillit dhe jo vetëm unë, por ministri ynë i Punëve të Jashtme ka shprehur se mbështesim vendimin që do nxjerrin dy palët. Rusia nuk ka ndonjë interes të vecantë në këtë lidhje. Rusia është një aktor historik në Ballkan dhe historikisht roli i Rusisë ka qenë për heqjen e tensioneve dhe për raporte të karakterit dashamirës. Rusia ka interes që ky proces të mbështetet sa më fort, ndaj jemi pro bashkëpunimit të mëtejshëm me Shqipërinë. Kosova s’ka punë këtu fare.

Rudina Xhunga – Ndryshojnë politikat, ndryshojnë partnerët për shkak të interesave të bashkëpunimit. Ju flisni për partnerë, por në Shqipëri s’ka qenë asnjë zyrtar i lartë rus…

Ambasadori Abramov – Unë por shpreh vlerësimin tim. Nuk i kam qejf njerëzit që ndërrojnë partnerë, sepse kjo dëshmon mungesë serioziteti. Ne partnerët tanë nuk i ndryshojmë. Rusinë dhe Shqipërinë prej kohësh i bashkonin marrëdhënie të mira që në vitet ‘50 dhe dy popujt nuk kanë faj që Hoxha prishi marrëdhëniet. Ndaj ne e shohim Shqipërinë si partner historik. Katedra e Gjuhës Shqipe në Rusi është themeluar në vitin 1777 nga me urdhër të Careshës Katerina II dhe kjo dëshmon rëndësinë që u jepte Rusia marrëdhënieve me shqiptarët në atë kohë. Në vitin 1806 është themeluar Konsullata e Perandorisë Ruse në Shqipëri. Dua të them që kjo tregon partneritetin tonë historik. Rusia i rinovon partnerët. Ne i rikthehemi partnerit të vjetër dhe gjatë këtyre 20 viteve ishim të gatshëm të bënim hapa përkatëse, por tango është një kërcim dysh.

Rudina Xhunga – Kjo është ftesë për tango?

Ambasadori Abramov – Ne kemi qejf të kërcejmë. Bota ka ndryshuar dhe jam i bindur që potenciali i marrëdhënieve tona do të na lejojnë jo vetëm të kemi raporte të mira pa probleme, por t’i shtyjmë shpejt përpara.

Pjesa e tretë e “Shqip” iu kushtua shkrimtarit dhe aktivistit rus, Anatoli Salutsky. Salutsky foli për shkrimet e tij, si dhe për veprimtarinë e tij letrare e si aktivist.

Top Channel