Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bumçi priti përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit dhe të konsorciumit të Shah Deniz 2

Dje, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Aldo Bumçi, priti në takim përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit dhe të konsorciumit të Shah Deniz 2, të cilët njoftuan zyrtarisht përzgjedhjen e TAP-it si gazsjellësin që do të bëjë të mundur transportimin e gazit nga Deti Kaspik në drejtim të Europës.

Ministri Bumçi e vlerësoi përzgjedhjen e TAP, jo vetëm si një zhvillim të një rëndësie të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë, pasi me ndërtimin e këtij gazsjellësi, Shqipëria zgjidh në mënyrë përfundimtare çështjen e energjisë, por ky projekt do t’i japë një shtysë të re bashkëpunimit më të ngushtë në rajon, me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera mike.

Përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit dhe të konsorciumit të Shah Deniz 2 duke vlerësuar rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë proces, theksuan se ky projekt do te ketë një rëndësi te jashtëzakonshme, jo vetëm për vendet neper te cilat do te kaloje, por edhe për sigurinë energjetike te Evropës. Ata theksuan se përzgjedhja e projektit TAP u be pasi ishte projekti me ekonomik, me efektiv dhe qe siguron tranzitimin e gazit me çmimin me te leverdishëm për konsumatorët.

energjia.al, 28.06.2013