Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Banesat në Shqipëri, kosto të larta energjetike

Shqipëria ka një kosto të lartë energjetike, mbi mesataren e BE, për shkak të infrastrukturës jot ë përshtatshme të ndërtimit të banesave. Situata paraqitet më problematike përsa i përket godinave të ndërtuara para viteve ’90-të, ku mungon termoizolimi, duke bërë që familjet shqiptare të konsumojnë më shumë energji për ngrohje etj. Këtij fakti i shtohet edhe vlera e energjisë elektrike si i vetmi burim i përdorur gjerësisht nga konsumatorët dhe bizneset.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me USAID zhvilluan një tryezë për të diskutuar mbi masat e eficencës energjetike që duhen ndërmarrë, për të rritur kursimin dhe ulur shpenzimin. Drejtori i projektit të “Eficiencës energjetike” pranë USAID, tha se, po punohet me 15 bashki në të gjithë vendin për futjen në përdorim dhe promovimin e produkteve që kursejnë energji. “Kostot në investimet për eficencën energjetike kanë një marzh të kthimit në tre vjet dhe kjo situatë sjell që, bizneset konsumatorët etj të përfitojnë më shumë në periudha afat-gjata. Për më tepër, përdorimi i këtyre materialeve ruan mjedisin.

Në Shqipëri vërehet një rritje e promovimit të këtyre produkteve, por një ulje e investimeve nga ana e konsumatorëve. Besoj se, pushteti vendor duhet të bashkëpunojë më ngushtë me atë qendror, duke krijuar mundësinë e subvencioneve për këto produkte”, tha Peter Clavelle. Drejtori i investimeve strategjike në Bashkinë e Tiranës, Romeo Hanxhari, tha se, përdorimi i materialeve që kursejnë energji do të përfshihen në hartimin e planeve urbanistike. Në shkallë botërore nevoja për energji vjen gjithnjë në rritje. Sipas studimeve ndërkombëtare, konsumi në rritje i energjisë do të përballohet nga eficenca energjetike dhe jo nga diversifikimi i burimeve për prodhimin e saj.

TV Scan, 28.06.2013