Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimet e Bankave të Zhvillimit në energjetikë po rrezikojnë vendet e Ballkanit

Qendra Mjedisore EDEN dhe Qendra Grupimi Ekolëvizja janë organizatat partnere në Shqipëri të projektit “Politika për Energjinë e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore”. Si produkt i këtij projekti është hartuar një raport i cili i drejtohet Investimeve të Institucioneve Ndërkombëtare Financiare që nuk janë mjedisore dhe aspak ndihmuese në vendet e Ballkanit për përmbushjen e kritereve për aderimin në BE. Duke mos i kushtuar vemendje investimeve për eficencën energjitike, për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të rinovueshme dhe duke investura në projekte dhe në plane të cilat janë dëmtuese për ekonominë dhe qëndrueshmërinë e këtyre vendeve.

Investimet e Bankave të zhvillimit në sektorin energjitik janë duke rrezikuar aksesin e vendeve të Ballkanit në EU ndaj përmbushjes së objektivave energjitike dhe klimatike.

Investimet e shumta në lëndët djegëse fosile nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) në Ballkanin Perëndimor janë penguar pajtueshmërinë me kërkesat që ka Bashkimi Europian për anëtarësim e vendeve të Ballkanit në BE. Ky është një nga rezultatet që kanë dalë nga raporti “ Investimi me nxitim, pendimi me nge”, i hartuar nga Organizatat e Shoqërisë Civile, CEE Bankwatch Network, SEE Change Net dhe WWF.

Ndërsa Kroacia është duke u përgatitur për tu bërë anëtare e BE-së në 1 korrik 2013, Banka Europiane për Investim, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Botërore aktualisht janë dukë riparë strategjinë sektoriale të kreditimit energjitik. Raporti gjen se bankat Europiane të zhvillimit janë duke shpenzuar 32 herë më shumë në karburante fosile se sa në burimet e energjisë së rinovueshme që nuk janë të lidhura me hidrocentralet.

Ky trend do të thotë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë një drejtim të kundërt nga objektivat që ka BE-ja mbi ndryshimet klimatike për vitet 2020, 2030,2050, Objektiva të cilat janë të nevojshme për t’u përmbushur për vendet aspiruese të BE.

Grupet lëshojnë një thirrje për të ndaluar investimet ndërkombëtare publike në karburante fosile dhe në rritjen e përpjekjeve për eficencën energjitike në banesa dhe kursimin energjitik.

Raporti tregon që:
• Pothuajse gjysma e energjisë së kredituar nga BERZH (huadhënësi më i madh në ra¬jon) mbështet lëndët djegëse fosile dhe vetëm 2 përqind mbështet energjinë e rinovueshme jo hidrike dhe 23 përqind mbështet energjinë hidrike.
• Lëndët djegëse fosile marrin 597.3 miilion Euro (36 përqind) nga gjithë finacimet e IFN për energjinë në rajon, energjia hidrike merr 310.1 million Euro (19 përqind), dhe burimet e tjera të rinovueshme marrin vetëm 18.5 milion EUR (1 përqind).
• Efiçenca energjitike, e cila ka një potencial të lartë për të adresuar varfërinë energjitike të rajonit, merr vetëm 288.8 milion EUR ose 17 përqind.

Komisionerja e BE-së për aksionet klimatike Connie Hedegaard thotë se “mbështetja për eficencën energjitike dhe energjinë e rinovueshme është e vonuar, ndërkohë që qeveritë në mbarë botën shpenzojnë qindra miliarda dollarë duke subvencionuar një katastrofë embrionalë”

Pippa Gallop, hulumtuese dhe koordinatore e CEE Bankwatch Network dhe bashkëautore e raportit shprehet se: Vendet në Rajon të mbeshtetura nga IFN, po shkojnë në drejtim të kundërt me objektivat e BE-së 2020, 2030 dhe 2050 për prodhimin e qëndrueshëm energjitik. Kjo është krejtësisht e paparanueshme për institucionet që kanë një rol shumë specifik në mbështetjen e investimeve të reja të shën¬detshme për mjedisin dhe shoqërinë, në vend që të investojnë çdo propozim të qeverive apo kompanive.

Parashikimet tregojnë që kursimi i njësi energjie është 1000 deri10000 herë më rentabël sesa prodhimi i një njësie të re. Ne i bëjmë një thirrje të fortë BE-së që në mënyrë të menjëhershme të nxisin IFN-të që të shdërrojnë këtë princip në parimin bazë të punës së tyre” shprehet Angela Klauschen, Oficere e politikave në Programin e WWF për Mesdheun, dhe më pas duhet të sigurohet që cdo infrastrukturë e re energjitike të zbatojë parimet e qendrueshmërisë.

Garret Tankosić-Kelly, Drejtuesi i SEE Change Net and bashkëautor i raportit shprehet : Le të jemi sa më të qartë se kush do të paguajë për shumën aktualisht të planifikuar prej 30 miliard EUR, në lidhje me zhvillimet energjitike; Kryesisht 20 milion ose më shumë konsumatorët e Evropës Jug-Lindore nëpërmjet rritjes së cmimit të Energjisë dhe shlyerjeve të huave të IFN-ve. Kur këto dëme kanë nevojë të ç’bëhen si pasojë e shteteve të ardhëshme anëtare të BE-së- këto kosto shtesë do të përballohen përsëri nga publiku në rajon dhe taksapaguesit e Be-së

Realiteti i këtij shqetësimi është i lindur nga eurodeputeti Ulrike Lunacek, i cili deklaroi se “shpreh keqardhje që BERZH është duke planifikuar për të mbështetur kapacitete të reja të linjitit (në kosovën e Re) në draft-strategjisë e vendit, dhe i bën thirrje Komisionit për të ndërmarrë veprime që të kundërshtojnë plane të tilla si kjo që bien ndesh me angazhimet që ka BE-ja për klimën.

Duke patur parasysh domosdoshmërinë për të ndihmuar vendet e rajonit të orientohen drejt objektivave të BE-së të 2020, 2030 dhe 2050, ne rekomandojmë që IFI-të:
• Të ndalojnë financimin e projekteve që përkrahin lëndët djegëse fosile, kryesisht qymyrin në shtetet e ardhshme anëtare të BE-së.
• Të përfshijnë me shpejtësi në fokusin e financimit të projekteve kursimin e energjisë, efiçencën energjitike dhe burimet e rinovue¬shme të qendrueshme; Efiçenca energitike në banesa dhe kursimi i energjisë të shndërrohen në prioritetin kryesor të rajonit;

• Të ndjekin një përqasje me tolerancë zero ndaj treguesëve të korrupsionit apo shkeljeve të standardeve mjedisore të çdo projekti;

• Të mbështesin diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe të mos mbështesin projektet dëmtuese të hidrocentraleve, sidomos ato projekte që kanë si synim eksportin;

• Të caktojnë fonde dhe përgatisin programe për mbështetjen e vendeve të rajonit që dëshirojnë të përmbushin objektivin 20 përqind të efiçencës energjitike, veçanërisht në rastet kur kjo do të ndihmojë në luftimin e varfërisë energjitike;

• Të përgatisin fonde dhe programe për mbështetjen e vendeve të rajonit për të ndaluar humbjet alarmante teknike dhe ko¬merciale të sistemit energjitik në rajon;

• Të thjeshtojnë transparencën e projekte¬ve në lidhje me fondet dhe ndërmjetësit në mënyrë që të jetë e qartë se cilat fonde përdoren për çfarë.

Raporti i plotë është i aksesueshëm të faqia e internetit e SEE Change Net’s website (www.seechangenetwork.org) në linkun pasues: http://seechangenetwork.org/index.php/publications/invest-in-haste-repent-at-leisure.html .

Raporti përmbledhës për Shqipërinë mund ta gjeni në faqen e internetit të qendrës EDEN (http://www.eden-al.org/media/Investimi%20me%20nxitim,%20pendimi%20me%20nge.pdf

Organizatat partnere të projekti “ Politika per Energjine e qendrueshme ne Evropen Jug-Lindore” – SEE-SEP

SEE Change Net (regional)
Analytica (Macedonia)
ATRC (Kosovo)
Cekor (Serbia)
CPI (Bosnia and Herzegovina)
CZZS (Bosnia and Herzegovina)
DOOR (Croatia)
EDEN (Albania)
Ekolevizja (Albania)
Eko-Svest (Macedonia)
Forum za slobodu odgoja (Croatia)
Fractal (Serbia)
Front 21/42 (Macedonia)
Green Home (Montenegro)
MANS (Montenegro)
CEE Bankwatch Network (regional)
WWF (regional)

energjia.al, 27.06.2013