Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie për të katërtën ditë, si rrjedhojë e shqetësimeve për rritjen kineze

Treguesi referencë i naftës europiane, West Texas Intermediate (WTI) ra për të katërtën ditë, si rrjedhojë e spekulimeve se rritja ekonomike e Kinës mund të kërcënohet nga problemet e likuiditetit në këtë ekonomi.

WTI për dorëzimet në gusht ra 48 cent në $93.21 për fuci në bursën e Nju Jorkut.

Kontrata humbi $1.45 në $93.69 në 21 qershor, niveli më i ulët që nga 4 qershori. Çmimet u ulën për të katërtën ditë, periudha më e gjatë me rënie radhazi në një muaj.

Nafta europiane Brent për dorëzimet e gushtit ra me 80 cent, ose 0.8% në $100.11 për fuci në Bursën e Londrës.

Revista Monitor, 24.06.2013