Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulohen faturat, CEZ i Sahit Dollapit dyfishoi fiktivisht faturat e energjisë elektrike

Kompania CEZ Shpërndarje prej muajsh po aplikon në mënyrë të heshtur një supervjedhje në xhepat e qytetarëve shqiptarë.


Një qytetar nga Tirana dërgoi sot në adresën e lajmifundit.al, pasqyrën e tij të faturimit të energjisë elektrike, ku bie në sy një rritje dhe një kapëcim i shumave të faturuara që nga janari i këtij viti, kohë që përkon edhe me emërimin e Sahit Dollapit si drejtues në CEZ.
Sic mund ta shikoninë foton bashkëngjitur, i njëjti qytetar që deri në dhjetor 2012, pra gjatë vitit të kaluar ka pasur faturën naksimale në rastin më të keq 37 mijë ekë të vjetra në muaj, që nga janari 2012, kjo familje është përvballur me një dyfishim të faturës së energjisë elektrike.
Se si ka ndodhur kjo vetëm CEZ mund ta shpjegojë. Së paku zyrtarisht qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave kanë deklaruar se në vitin 2013 nuk ka pasur ndonjë vendim për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.
Mesa duket drejtuesit e CEZ vendosin vetë për gjithcka dhe me një dorë të fshehtë kanë futur në zbatim një skemë mafioze faturimi e cila rëndon cdo ditë e më shumë në xhepat e qyterarëve shqiptarë.
Nga 37 mijë lekë fatura maksimale në vitin 2012, qytetari që ankohet ka marrë në janar 2013 një faturë prej 59 mijë lekësh për të vijuar më pas 53 mijë në shkurt dhe kështu me radhë.
Kjo ëshë një pikëpyetje e madhe për mënyrën se si po administrohet CEZ. Një pyetje për të cilën drejtësia duhet të kërkojë përgjigje. Është e pabesueshme të mendosh se administratorët e huaj të CEZ, më saktë ata cekë, kanë nënfaturuar qytetarët shqiptarë.
Pista më e saktë dhe më e besueshme është se CEZ po mbifaturon familjet shqiptare në një periudhë të vështirë ekonomike për të mbushur gropat e mëdha në buxhetin e rrënuar të kompanisë publike në fjalë. Shpresa e fundit qe mund te shpetije CEZ-in nga kjo akuze eshte ideja se qytetaret kane nisur te harxhojne me shume energji elektrike qe pas emerimit te Sahit Dollapit ne drejtimin e kompanise. Kjo do te ishte nje rastesi ekzemplare per librat e legjendave urbane te koheve te sotme.

lajmifundit.al, 13.06.2012