Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Shell, 300 metra larg zbulimit te naftes ne Berat!

Partneri 50%-50% i Shell ne Shqiperi, kompania kanadeze Petromanas Energy beri publike dje zhvillimet e fundit te saj ne Shqiperi.

Blloqet 2-3

Sipas Petromanas, pusi i naftes Shpirag-2 vazhdon te shpohet ne thellesine prej rreth 5,500 metra, duke iu afruar thellesise se synuar prej 5,800 metrave.

Kompania njofton gjithashtu se ka marre lejet e ndertimit per shpimin e 3 puseve, te cilat pritet te fillojne ne 2 javet e ardhshme.

Blloqet A-B

Ne dhjetor 2012, ne baze te shpimeve ne pusin Juban-1, Petromanas perfundoi punen e saj sipas kushteve te kontrates lidhur me Blloqet A-B.

Bazuar ne informacionet e marra gjate testimeve ne pusin Juban-1, u konfirmuar nje prezence e paperfillshme hidrokarburesh dhe kompania vendosi qe te mos vazhdoje ne fazen e trete te shfrytezimit te Blloqeve A-B. Petromanas njofton se do te terhiqet (abandonoje) nga zona prej rreth 140,000 hektaresh ne Blloqet A-B. Perpara terheqjes, kompania deklaron se do te investoje 295,000 dollare per te sistemuar zonen e shpuar duke e cuar ne 19 milione dollare koston totale te shpimit ne kete zone.

energjia.al, 07.06.2013