Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Libri “Nafta dhe politika”, kryqezon korupsionin shqiptar te naftes

Ing.Ahmet Çollaku
-Liber shkruar nga Prof.Dr. Maksim Shuli, ish deputet dhe President I Keshillit Drejtues te Albpetrolit-

Oferta që prof. dr.Maksim Shuli ish anetar I parlamentit Shqiptare dhe Presidente I Keshillit Drejtues te Albpetrolit, I bënë publikut tone me librin “Nafat dhe politika”, nuk duhet parë apo ndier si një rrefim a shkundje mekati por si nje armë që ai na jep ne shqiptarëve, kudo ndodhur, brenda apo jashtë per te kuptuar veten tone dhe per te kryqezuar te gjithë hainite dhe perbindshat qe vazhdojne te dhjamosen me naften tone, e qe per me shume, edhe te naluftojne.

Libëri I me siperme bije si një meteor tek të gjithë shqiptaret, po me kumbues tek naftëtarët, te të gjithë moshave dhe gradave, për ti zgjuar sado të plakur nga frika apo nga skleriza qe shtiren gjoja të kënaqur pranën atyre partive antishqiptare. Për ne ky libër është një super bombe qe duhet ta zbrazim kunder kësaj qeverije që na vjedh dhe na lufton.

Me këtë liber dhe me intervistat e tij të mëparshme, qe nga viti 1998 ky specialist, mprehë një karakter shumë të lartë, krejtë ndryshe nga ata që me titujë shkencor ekspozohen pranë partive të tyre, si prostituta rrugësh pa bërë asgjë civile apo profesionale. Maksim Shuli aktivizon valencat e naftëtarëve te ndershem dhe te gjithë Shqipetareve kudo ndodhur, per njohjen e ketij makrokorrupsioni te pa pare dhe degjuar ndonje here deri me sot, sepse ai I ka zhbiruar te gjitha keto, prandaj ai u hap abuzueseve dyerte e burgut te perjetshem. Sepse nuk behet fjale per dy pula, apo per tri ferra ne ane te rruges, as per nje lagje, behet fjale per naften qe eshte ekonomike e Shqiperise.

Qeveritarët dhe gjithë beniamiknet e sajë, e shohim me mos perfillje botimin e ketij libri për naftën Shqiptare krejte ndryshe nga gjithë librat e tjera që derdhen në Shqipëri si rëra e Saharasë.

Ndoshta ketu është vendi më komod të citojme Eduard Bulwer-Lytton, novelistin, poetin, gramaturgun dhe politikanin anglez te shekujve te kaluar qe thote, ligjet vdesin, librat asnjë herë.

Eshtë e domosdoshëme që Shqiptarët të mirë informohen sa më shpejtë qe te jete e mundur për të kuptuar diabilizmin e qeverisë tone ndaj naftës Shqiptare, të mos e konsiderinë naften si gogol, shumë te vështirë për tu kuptuar dhe manazhuar, qe nafta të mos jetë para e fshehur në xhepat e një kompanije bretkocash, por pronë dhe moral i gjithë Shqiptarëve kudo ndodhur. Gjithashtu, eshtë e domosdoshëme të tregohen të gjitha evenimentet e saja, që nga puna e mirëfilltë shqiptare bërë për zbulimin e sajë, si dhe gjithë fazat e tjera teknologjike – nxjerrese nga çdo sistem shoqëror dhe politik, pa lëne jashtë skemat vjedhëse nëpërmjetë marrëveshjeve koncesioniste skllavëruese te cilat jane aktive edhe tani kur po lexoni keta rreshta.

Të gjithe këto problem sa thame me super, autori Maksim Shuli, i trajton shumë saktë, pa harruar data, emëra, shifra, ai citon sikur të jetë në nje auditorë të madh. Në këtë kënd vështrim ky liber ngjan si një ekuacion algjebrike, me koeficianta, te njohura dhe të pa njohura, po ai i gjene vlerat e te gjithë ketyre koeficienteve sepse nafta nuk të le të supozosh, ngaqe dihet saktë kur nisi shkatërrimi, partitë dhe personat që kërcyen valle, si u pasuruan dhe pronotuan bileta për në planetin Mars, jane skenuar marrëveshjet hidrokarbure koncesioniste, me data, firma, emëra, dhe aprovuar nga qeveritaret, dhe nga ata rreth tyre te cilet nuk kane as nje ide per naften. E gjithë kjo maskaradë vazhdon te ekspozohet para syve tanë, kurse ne vazhdojmë të bëjmë sehirë. Sehir bënë edhe maja e elitës shqiptare, keta shtiren sikur nuk e ndiejnë dhe kuptojne naftën tonë Shqiptare, e per me shume kerkojne edhe cmime…

Prof. dr. Maksim Shuli, ndryshe nga gjithë të tjerët, këtë denoncim e ka bërë me kohë që nga maja e Albpetrolit, apo Parlamentit Shqiptarë. Kurse ne te tjerët vazhdojmë te bëjmë sehir. Per me teper shtiremi indiferent, ne vend qe te vrapojme ta blejme kete liber sa me pare. Ky specialis I di te gjithë horelleqet qe u bene me naften tone qe ne fillim, prandaj e hodhi pertej friken dhe nuk do te ia dije per asnje, I madh apo I voget, I majte apo I dajthte…

Po provoni te shfletoni librin, të futeni nëpër labirinthat e tij, do te shikoni autostradën e vjedhësave, shpejtësitë dhe korsitë që ata aplikojnë, shpeshë herë kaotikë dhe në drejtime te kundëta. Ishalla thyejë qafën një ditë! Se vjen një ditë, dhe buka e popullit të zë sytë!

Në 262 faqe, autori rrëfehet cfarë është bërë dhe cfarë po bëhet me naftën tonë, nisur nga pozicioni tij drejtues suprem në Albpetrolin Shqiptarë si dhe nga formacione qeveritare, partiake dhe parlamentare me njëherë pak para dhe pas viteve te mallkuar te ’90-tes, ku gjithça u grabit turpshëm, me një rënie të vetëme trumpete. Pra, ky specialist e ka pare mirë këtë lojë tragjike ku nuk u ndez asnjë fishek zare, per te mbrojtur naften Shqiptare. Korrupsin dhe vetem korrupsion. Korrupsin ne hartimin e ligjeve per Hidrokarburet, ne marreveshjet me te huuajit, korrupsin ne negociata, korrupsin ne shfrytezimin e vendburimeve… Kompania Sream OIL, kompani fantazem qe shfrytezon vendburimet Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Delvine e me radhe… Firme disa vjecare… As nje investim… as nje kontrolll… Po me vendburimin e Mrinzes, cfare behet?! Te gjithë ne Shqiptaret duhet te varim nga nje gure ne qafe dhe te hidhemi ne det.

Vlerat negative të aplikimeve të para koncesioniste me të huajit moren për keq, qeveritë dhe partitë e ndryshëme interferuan me njëra tjetrën për të mbyllur të gjitha saraçineskat, ta çojne ne xero prodhimin e naftës Shqiptare. Te gjitha keta me PD, me PS, me LSI…, jane ne kor. Abuzime, shëmbje që kapin shifra … miliarda dollarë… Konkretisht, tani eshte fushate votimesh, ata jane betuar te mos thone asnje fjale per naften, megjithese ne kutite e votimit do te jete kryesisht nafta Shqiptare.

Dtrategjia se si do te ece nafta, jepet ne pjesa e dytë, “Historiku i konçesioneve të naftës në Shqipëri” I cili zë gati 100 faqe dhe është shtylla e këtij libri, sepse krahas ekspozimit të konçesioneve, autori nis të rrëfejë trysninë shpirtërore dhe ndikimin direktë në manazhimin e marrëveshjeve, POR këtu gjithashtu, nis peërplasja e madhe, perplasje nga te gjithë anë dhe me të gjithë. Në naftë eshtë e vështirë të zëshë shokë për punë të ndershëme. Ai thotë sinqerisht ate që bene dhe ndien, prandaj replikon, diskuton, po muri është i madh. Kundërshtarët i ka shumë afër, ngjitur. U shkrun ish K/Ministrave, Nano, Majko, ish Presidentit Mejdani, i drejtohet Parlamentit…Ky Ylli Bufi, (I se keqes), sipas Prof. Maksit le qe e hoqi faqe ate menjehere, po e shkaterroi plotesisht naften tone. Ky eshte ai Bufi, qe tha dikur se kemi buke vetem per disa ore. Ky specialis ngelet vetem, asnje nuk e kupton, as ata te naftes.

Pjesa e tretë e librit titullohet “Kontratat koncesioniste të lidhura me Albpetrolin”, ku analizohet kontaktet me të huajit, veprimet praktike te shkerdhimit të Shqiperisë, ku ne shqiptarët shfaqemi, si të jemi fise të egera indianë. Pushtohen vëndburime nafte me vlera kolosale, ato konvertohen si prona personale të qeveritareve, punetoret. Ne pjesët katër dhe pesë që zene rreth 25 faqe, vazhdojnë aktet e tjera të masakrës, vidhet naftë, punëtoret flaken në rruge… Specialistët heshtin…

Libri ështe I llustruar dhe dokumentuar me grafikë, skema, tabela, me letra, gje qe bejne shume serioz.

Siç thamë edhe ne fillim, ky liber duhet te jetë në duart e gjithë Shqiptereve, po vecanerisht ne duart e naftëtarëve tanë, per nje nxitje dhe kurrajo qe te denojme të gjithë ata mafiozë, të vegjël apo të mëdhenjë që e kane vjedhur dhe vazhdojne ta vjedhin naftën tonë. Prof .Dr. Maksim Shuli na jep nje armë të tillë, tani e kemi radhen ne te tjeret, shqiptare dhe naftetare. Po se pari lexoni kete liber shume interesant qe te kuptoni varferine ekonomike dhe renien morale si as nje here deri me sot.

Gazeta Tema, 01.06.2013