Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ismajli hetohet për konflikt interesi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Aleksandër Lumezi, ka thënë për “Kosova Sot” se në Prokurorinë Themelore nuk është deponuar rasti në fjalë. Ish-ministri Haki Shatri thotë se nuk mund të mbahen dy pozita drejtuese njëkohësisht
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, është duke u hetuar për konflikt interesi nga Agjencia KundërKorrupsion. Këtë e ka konfirmuar për “Kosova Sot”, kryetari i Agjencisë KundërKorrupsion, Hasan Preteni. “Jemi duke u marrë me këtë rast, procedura është e mbyllur për publikun dhe vendimi për Ismajlin shumë shpejt do të bëhet publik”, tha Preteni. Ai shton se mund të konfirmojë se jemi të interesuar për ta trajtuar këtë rast. Ndërsa në pyetjen se a ka konflikt interesi në këtë rast, ai ka thënë se është joserioze pa vërtetim të dokumentacionit të thotë është, apo nuk është…(Më gjërësisht mund t’a lexoni në numrin e gazetës KOSOVA SOT).

Gazeta Kosova Sot, 30.05.2013