Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Simaku: Rritje të arkëtimeve për çmime më të lira

Zgjerimi i hartës së arkëtimeve të faturave të energjisë sjell një përmirësim të tregut energjetik dhe ulje të çmimeve. Eksperti i energjisë, Gjergj Simaku, thotë për RTV SCAN se, çmimet e energjisë në vend janë të larta krahasuar me rajonin dhe ekziston një diferencë e madhe mes çmimit të prodhimit të energjisë dhe atij që paguhet nga konsumatori final.
Sipas ekspertit, kjo diferencë e lartë arrin të mbulojë dhe nivelin e humbjeve në rrjet. Pagesa e energjisë nga të gjithë konsumatorët, përveç rritjes së fitimeve, do të nxirrte në pah edhe barrën që detyrohen të paguajnë familjet shqiptare. Ndërkohë, Partia Socialiste ka propozuar uljen në 6% të TVSH-së për energjinë. Sipas përllogaritjeve nga kjo parti politike, konsumatori final do të lehtësohet nga barra e TVSH prej 20% në çdo faturë energjie.

TV Scan, 27.05.2013