Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten të ardhurat, bilanci 4-mujor i doganës së Durrësit

Minimizimi i evazionit fiskal të mallrave të akcizës, rritja e importit të karburanteve dhe eksporti i mallrave fason kanë rritur të ardhurat në Doganën e Durrësit me 6.5 % katër muajt e parë të vitit. Në muajin prill të ardhurat u rritën 34 %, me kontribut kryesor zhgoganimin e mineraleve. Në këtë perudhë janë përpunuar në këtë degë doganore 7500 kontenjerë më mallra. 
“Struktura e mallit që zë peshën më të madhe të të ardhurave e zë importi dhe zhdoganimi i karburantit. Janë zhdoganuar reth 8800 ton karburante më tepër. Kemi dhe një rritje të volumit të mallrave për eksport”, tha Jaçe Hysolli, drejtor i degës së doganës Durrës.
Lufta ndaj evazionit fiskal dhe korrupsionit në këtë degë doganore ka ulur rastet e kontrabandës së mallrave.
“Ka pasur rendimet në parandalimin e ndalimin e sekuestrimit dhe bllokimit të mallrave kontrabandë, kontenierëve me cigare. Kohët e fundit nuk kemi asnjë rast kontraband të mallrave, në veçanti mallrave me akcizë. Peshën më të madhe të mallrave e zënë mallrat fason, mineralet”, tha Jaçe Hysolli.
Në reduktimin e evazionit fiskal, ka dhënë zyra e analizës së ristkut dhe shkëmbimi i informacionit mes policisë dhe doganës. Dogana e Durrësit përpunon një volum të lartë të mallrave, pasi shërben edhe për tranzitimin e mallrave drejt vendeve të Rajonit.

TV Albanian Screen, 27.05.2013