Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Prizreni se shpejti me shkolle verore rajonale per ceshtjet e energjise!

Në 24 maj u zhvillua punëtoria “Mundësitë dhe sfidat për zbatimin e politikave të Efiçiencës së Energjisë në nivelin e qeverive lokale”, që u zhvillua në Prizren. Kjo punëtori (workshop) u organizua nga Asociacioni Kosovar për Energji të Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë – AKEREE dhe Shoqata për Energji të Ripërtëritshme – SHERK. Punëtoria u mbështet nga fondacioni politik Gjerman Konrad Adenauer Stiftung.
Me interes ishte tema si do të ndikonte zhvillimi ekonomik i komunave përmes energjive të rinovueshme në ambient.

Gjatë punëtorisë u shtjellua cështja e themelimit të shkollës verore për cështjet e energjisë. Shkolla verore, e cila do të krijohet në Prizren, do të mbledhë studentë nga Kosova dhe rajoni, të cilët do të trajnohen për cështjet e energjive të rinovueshme dhe eficensës së energjisë.

Punëtorinë e ndoqi me interes dhe përfaqësuesi i energjia.al. 

energjia.al, 28.05.2013