Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sahit Dollapi bllokon faturat e energjisë prej 2 muajsh, qytetarët grabiten me kilovatët dhe kamatëvonesat

Kur po bëhen 3 muaj nga dita kur Sahit Dollapi u ul në karrigen e drejtuesit të CEZ Shpërndarjes prej nga ku u zotua se do të bënte gjithçka për të përmirësuar gjendjen e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në vend, situata në vend duket njëlloj, për të mos thënë edhe më keq se në kohën e çekëve. Grabitja me faturat, si me kilovatët e energjisë ashtu edhe me mos dërgimin e tyre nëpër banesa në afatin e caktuar; “shkrirja” e zyrave të kujdesit ndaj klientit, ndërprerja e energjisë nëpër zona të ndryshme me pretendimin e “remonteve”, mungesa e investimeve në rrjet etj., janë disa nga problemet që shoqëruan shqiptarët gjatë viteve të “bashkëjetesës” me çekët. Ishin pikërisht disa prej problemeve, shkaku i përzënies së tyre nga Shqipëria, por tashmë që CEZ administrohet nga ish drejtori i Ujësjellësit Sahit Dollapi, të njëjtat probleme vijojnë të jenë prezente. Qytetarët vazhdojnë të grabiten, faturat vijojnë të mos mbërrijnë në banesa dhe institucione, përgjegjësia dhe llogaridhënia është zero.
Qytetarët, 2 muaj pa fatura
Vjedhja tipike e çekëve me shqiptarët, vijon edhe nga vetë administratori shqiptar Sahit Dollapi. Prej 2 muajsh, qytetarët shqiptarë vuajnë mungesën e faturave të energjisë elektrike. Nuk njihen me kilovatët e harxhuar e për pasojë shumë prej tyre presin deri muajin pasardhës për të paguar, pasi në zyrat e postës nuk mund të bëhet pagesa pa faturë. Kjo bën të shtohen dhe detyrimet karshi CEZ, nëpërmjet kamatëvonesës. Justifikimi i CEZ është fatura on line. Sipas kësaj mënyre të re teknologjike, një pensionist 70 vjeçar i cili për shumë arsye nuk e njeh botën e internetit, duhet të aplikojë detyrimisht për të gjetur faturën e tij e më pas ta printojë atë për t’u njohur me detyrimin ndaj CEZ. Por kjo është vetëm një nga pasojat. Një tjetër problem është dhe mbifaturimi, i cili gjithashtu bëhet në një mënyrë hileqare nga CEZ. Mungesa e faturës penalizon gjithashtu qytetarët që t’i drejtohen në moment CEZ për ankesë. Vetëm në momentet kur paraqiten për të paguar (në rastet kur punonjëset tregohen “zemërgjera” dhe pranojnë të shohin regjistrin elektronik) qytetarët njihen dhe me shumën që i detyrohen CEZ. Është studente dhe banon vetëm në një apartament me qira. Në kohën kur CEZ administrohej nga çekët, vajza me inicialet L. I paguante nga 2-3 mijë lekë të rinj në muaj. Që kur në krye të CEZ ka ardhur Dollapi, ajo paguan nga 4-6 mijë lekë të rinj në muaj, energji elektrike. Nuk e kupton se si mund t’i dyfishohet fatura në 2-3 muaj, por gjithsesi duke qenë se është vetme, paguan për të mos i ndërprerë energjinë. Por si historia e kësaj studenteje ka me qindra për të mos thënë me mijra, të cilët grabiten hapur, dhe nuk kanë një rrugëdalje. Dyshimet për këtë grabitje masive shkojnë tek fushata, e cila kërkon miliona dollarë. Dollapi njihet si eksponent i PD, dhe si i tillë ka përfituar dhe pozicione drejtuese në disa institucione shtetërore. Edhe largimi i çekëve në fillim të këtij viti, duket se ka pasur si qëllim pikërisht mbledhjen e sa më shumë parave për fushatë. Dhe këtë, duket se po e arrin më së miri Sahit Dollapi, në mënyrë ligjore dhe antiligjore.

Gazeta Sot, 27.05.2013